Xhamia e Imam Aliut organizon program Kur’anor
Kujdestaria e Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) në Naxhaf, Irak, ka organizuar programe Kur'anore me rastin e përvjetorit të lindjes së hazreti Fatime Zahra (a.s.)
Veprimtarët e Kur’anit të Irakut, si dhe një numër i kënduesve të Kur’anit, hafizëve të Kur’anit dhe eulogjistëve iranian kanë ndjekur programet Kur'anore.
Sipas faqes të internetit të qendrës Dar-ul-Kur'an të Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut, programet filluan më 31 mars 2016 dhe vazhduan për tre ditë.
Abdul Hadi Hassan Handul, një zyrtar i Qendrës Dar-ul Kur’an, ka thënë Abdullah Munim al-Silaui, një këndues i shquar i Kur’anit të Shenjtë, nga qyteti i shenjtë Naxhaf në Irak, hapi programin në natën e parë me këndimin e ajeteve nga Kur’ani i Shenjtë.
Ai tha se Shejh Saad Abu Tabak, drejtori i Qendrës Dar-ul-Kur'an, pastaj mbajti një fjalim për jetën dhe virtytet e Hazreti Fatime Zahra (a.s.).
Kënduesi i shquar iranian i Kur’anit, Muhammed Hassan Muvahedi gjithashtu këndoi disa ajete nga Kur'ani dhe Muhammad Zikami nga qyteti i shenjtë i Kumit, në Iran, recitoi eulogji në përkujtim të Ehl-ul-Bejtit (a.s.) gjatë natës së parë të programit.
Burimi: IQNA News