Rusia

Rreth 20-të rekrutë të ISIS-it u arrestuan në Moskë

Rreth 20-të përkrahës të grupit ISIS u arrestuan në Moskë, ndërsa ishin duke u përpjekur për të rekrutuar luftëtarë të rinj. 

Gjatë një operacioni të përbashkët të FSB-së (Shërbimi Federal i Sigurisë)  dhe policisë, rreth njëzet persona të dyshuar për lidhjet me ISIS u arrestuan, tha RIA duke cituar burimin.

Sipas informatave paraprake, ata ishin në kërkim për rekrutimin e anëtarëve të rinj në Moskë.

Reuters raportoi se Shërbimi Federal i Sigurisë  (FSB)  nuk mund të jepte  menjëherë ndonjë koment, ndërsa policia nuk pranoi për të diskutuar çështjen.

Sipas informatave paraprake, ata ishin në kërkim për rekrutimin e anëtarëve të rinj në Moskë, tha RIA, duke cituar burimin. 

RIA tha se shumica e të arrestuarve ishin qytetarë të ish-Republikës Sovjetike të Uzbekistanit. Ata kishin dokumente të rreme, duke përfshirë lejet e vozitjes nga Turqia, tha ajo.

Rusia po ndihmon ushtrinë e Sirisë në luftë kundër grupit të ISIS-it, duke e përkrahur nga ajri, me armatim dhe këshilla.

Grupi terrorist ka marrë përgjegjësinë për disa sulme në Rusi, kryesisht në rajonin e Kaukazit.

Burimi: France 24