Kosova me probleme të mëdha ballafaqohet edhe me disa mbetje të varrezave hebreje
Pas luftës së Kosovës, në disa fshatra siç janë Novobërdë dhe fshatin Busavat, gjinden disa mbetje të varrezave të identifikuar si të Hebreje.
Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova kanë reaguar pasi që janë dëmtuar varrezave Hebreje në Novobërdë dhe në fshatin Busavatë.
Në reagim thuhet se Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova me datë 02.04.2016, ka marrë inciativën që të bëjë fotografimin e varrezave Hebreje në Novobërdë, në Gjilan dhe në fshatin Busavatë të Komunës së Dardanës.
“Në varrezat Hebreje në Novobërdë ekipi jonë ka vënë re diçka të pa zakonshme, që në fakt është në kundërshtim të plotë me traditën tonë historike e njerëzore, të përcjellë brez pas brezi gjithandej ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë.
Kemi të bëjmë me përdhunim të varrezave Hebreje në përmasat absurde.
Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova e dënon ashpër këtë akt makabër,njëherit i bëjmë thirrje organeve të rendit dhe sigurisë që të mirren me ndriqimin e këtij rasti dhe nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës.