Kulturë

Pjesa e tretë e Nehxh ul Belaga-s u botua në gjuhën tatare

Sipas faqes të internetit të Fondacionit Rus të Studimeve Islame, Muhammed Alam Mustafa, imam i xhamisë  Ihlas të qytetit, ka përkthyer këtë pjesë të librit në gjuhën tatare.

Një përkthim në gjuhën tatare i pjesës së tretë të Nehxh ul Belaga, duke përfshirë thëniet (urtësitë dhe aforizmave) e Imam Aliut (a.s.), u botua nga Fondacioni Rus i Studimeve Islame në qytetin Ufa të Rusisë.

Sipas faqes të internetit të Fondacionit Rus të Studimeve Islame, Muhammed Alam Mustafa, imam i xhamisë Ihlas të qytetit, e ka përkthyer këtë pjesë të librit në gjuhën tatare.

Libri është botuar në bashkëpunim me Fondacionin Fetar Ihlas në qytetin Ufa dhe Instituti i Urtësisë ’Uvejs Karani’.

Libri përmban 480 fjalë të urta Imam Aliut (a.s.) të shtypura në 180 faqe nga Instituti i Botimeve Sadra  në Moskë.

Dijetari është duke përkthimin e dy pjesë të tjera (predikime dhe letra) të librit Nehxh ul Belaga në gjuhëm tatare.

Gjuha tatare është një gjuhë e folur nga tatarët që jetojnë kryesisht në Tatarstan modern, në, Bashkurtustan dhe në rrethin Nizhny Novgorod Oblast.

Fondacioni Fetar Ihlas  ka botuar përkthimin e parë në gjuhën ruse të  Nehxh ul Belaga-s  nga Abdul Kerim Taras Chernienko. 

Edicioni i parë i librit u botua në vitin 2007 nga Shtëpia e Letërsisë Orientale në bashkëpunim me Akademinë Ruse të Shkencave dhe botimi i dytë dhe i tretë veprës janë botuar përkatësisht në vitin 2010 dhe 2015.

Nehxh ul Balagha ose në gjuhën shqipe Shtegu i Elekuencës  është një përmbledhje e fjalimeve, letrave dhe aforizmave të Imam Aliut, hartuar nga studiuesi i njohur  Sejjid Radi në shekullin e XI-të pas Hazreti Isait (a.s.) Krishtit.     

Burimi: IQNA News