Obama kishte planin për rrëzimin e Asadit, por nuk e lejoi
CIA që në vitin 2012 ka prezantuar planin e operacionit sekret të përmbysjes së kryetarit sirian Bashar el Asadit presidentit amerikan Barack Obamës, por ai atë nuk e ka lejuar, ka publikuar televizioni NBC news. Për planin sekret ka treguar oficeri i sigurisë Dag Loks, i cili kohë të gjatë ka punuar në njësinë operative të CIA-së. Burimet tjera, sikurse konfirmon televizioni i sipërmendur amerikan, kanë pohuar se plani ka arritë në qarqet më të larta të pushtetit, gjersa udhëheqësi i grupit operativ për Siri rregullisht ka përcjell brifingjet për kongres.”Shtëpia e Bardhë dhe CIA e kanë bërë qartë se detyra e grupit operativ ishte përmbysja e Asadit. Kemi pas rreth 50 mënyra për të thjeshtëzuar këtë proces, ndërsa unë në planin tim të gjitha i kam përshkruar detajisht. Por, udhëheqja politike nuk ka lejuar që këtë plan të realizojmë”, ka thënë Loksi. Sipas fjalëve të tij, ai atë plan e ka propozuar pushtetarëve amerikan para se ISIS-i të ndahej nga Al Kaida dhe të formojë kaliftatin në territoret e okupuara të Sirisë dhe Irakut.
Përkrahësit e zbatimit të operacionit të përmbysjes së kryetarit sirian ishin shefi i atëhershëm i CIA-së Dejvid Petreus, ish ministri i mbrojtjes Leon Paneta dhe ish ambasadori i SHBA-së në Siri, Robert Fordi, ka thënë Loksi dhe ka shtuar se me realizimin e këtij plani do të shmangej shfrytëzimi i armëve kimike në Siri, do të neutralizohej forcimi i ISIS-it dhe do të parandalohej kriza e refugjatëve në Evropë. Pasi që ky plan sekret ishta ndaluar, Obama lejoi versionin alternativ dhe të moderuar në form të stërvitjes së kryengritësve opozitar sirian, si dhe të pjesëtarëve të Ushtrisë së lirë siriane, megjithatë doli se ky program nuk kishte efekt të dëshiruar pasi që opozitarët të “moderuar” sirian fare nuk kishte.”Plani ishte i rrezikshëm, megjithëse, situatë më të pavolitshme se aktuale që është nuk mund të ishte në Siri”, citon NBC news burimin e jopërmendur të afërt me operacionin ushtarak të SHBA-ve në Siri. Burimi tjetër anonim, megjithatë ka thënë së në atë kohë në Siri akoma nuk kishte pjesëtar të Gardës revolucionare iraniane dhe pjesëtar të Hezbollahut, të cilit tani për momentin luajnë rol të rëndësishëm në teren, pasi siç thekoshet, ata kanë pritur të shohin se çfarë do të bën Washingtoni.
Burimi: Sputniknews