Ndërroi jetë ish myftiu i Beogradit dhe u varros në tyrbe
Bashkësia Islame e Serbisë ka kumtuar se ka vdekur reisul ulema i nderit dhe myftiu shumëvjeçar i Beogradit Hamdija Jusufspahiq (1937). Ai detyrën e imamit dhe të’ myftiut të Beogradit e ka ushtruar nga vitit 1967.
Në detyrën e myftiut të Bashkësisë Islame të Serbisë është zgjedhur në Nish në vitin 1994 e me bashkimin e Bashkësive Islame të Serbisë në vitin 2006, u bë reisul -ulema i parë i Bashkësisë Islame të Serbisë.
Me rastin e vdekjes së tij, familjen Jusufspahiq e ka ngushëlluar kryetari i Serbisë Tomislva Nikoliq. Ai Jusfuspahqin e ka quajtur njeri të jashtëzakonshëm.
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke ngushëlluar familjen e të ndjerit, ka thënë se Hamdija Jusufspahiq ka qenë i madh i Serbisë.
Anëtarët e familjes së myftiut Hamdiha Jusufspahiq këtyre ditëve pranuan me qindra shprehjesh ngushlllime. Më pastaj kufoma e myftiut u varros në tyrben e Shejh Mustafës. Ndërsa në lutjen e përbashkët morën pjesë shumë ministra e kryetarë serb si dhe me qindra besimtarë musliman.