Bosna Hersek

Reisi i Bosnjës pranoi në vizitë ambasadorin e Iranit

Reis ul ulema i Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës Hysein ef. Kavazoviqi para ca ditësh ka pranuar në vizitë ambasadorin e Republikës Islame të Iranit në Bosnjë e Hercegovinë Sejid Hysein Rajabi.

Ambasadori Rajabi ka përcjell kënaqësinë e udhëheqjes së Republikës Islame të Iranit me shpalljen e aktgjykimit të kriminelit serb të luftës së Bosnjë e Hercegovinës Radovan Karaxhiqin, duke theksuar se edhepse aktgjykimi i shpallur nuk është adekuate peshës dhe vëllimit të gjenocidit të kryer dhe krimeve tjera të kryer, por ajo vërtetoi se krimet e kryera ndaj popullit boshnjak dhe të tjerëve nuk mbetën pa u ndëshkue.

Ai poashtu shprehu kënaqësinë me forcimin e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve, dhe shprehu shpresën se Bosnja e Hercegovina së shpejti do të shfuqizojë sanksionet kundër Republikës Islame të Iranit. Ambasadori Rajabi edhe njëher theksoi se Republika Islame e Iranit edhe më tutje do të këmbëngul në mbështetje të madhe popullit të Bosnjës e Hercegovinës.

Reis ul ulema Hysein ef. Kavazoviqi iu falenderua ambasadorit Rajabi të Republikës Islame të Iranit për vizitën dhe informatat e dhëna, dhe shprehu shpresën se sanksionet ekzistuese  së shpejti do të hiqen. Reis ul ulema edhe kësaj radhe shfrytëzoi rastin që të falenderoj qeverinë dhe popullin e Republikës Islame të Iranit për ndihmën e dhënë gjatë agresionit të kryer mbi Bosnjën e Hercegovinën, si dhe në periudhën e rindërtimit të shtetit, si dhe ceku rëndësinë që Irani edhe më tutje të vazhdojë me ndihmën edhe të Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës, posaqërisht në përpjekjet e saja të ruaj unitetin shpirtëror të boshnjakëve.

Reis ul ulema i Bosnjës e Hercegovinës poashtu theksoi ambasadorit Rajabi se Bashkësia Islame e Bosnjës e Hercegovinës pret që Irani të ofrojë mbështetjen maksimale në parandalimin e futjes së përqarjes në mesin e  boshnjakëve, gjë që ambasadori iu përgjigj se populli boshnjak në BeH në këtë aspekt mund të llogaris gjithmonë në mbështeje miqësore nga Republika Islame e Iranit.

Burimi: islamska zajednica