Gjermani

Partia politike Gjermane Alternative für Deutschland propozon ndalimin e Xhamive

Një parti politike e krahut të djathtë ka bërë thirrje që xhamitë  të ndalohet.

Alternative für Deutschland (Alternativa për Gjermaninë), ka hartuar propozimet për të ndaluar , ndërtimin dhe operimin e xhamive. Propozimet janë të përfshira në një draft dokument 45 faqesh me titull Guximi për të marrë përgjegjësi dhe do të paraqitet në konferencën e partisë muajin e ardhshëm për shqyrtim.

Në të thuhet se Islami nuk i përket Gjermanisë dhe kërkon dominimin e botës. Ajo pretendon se Kur'ani lejon gënjeshtra dhe mashtrime dhe se xhamitë kontribuojnë :. Jo vetëm për lutje të përbashkët, por edhe në përhapjen e mësimeve Islame të drejtuara në drejtim të heqjes së rendit tonë ligjor .

Partia ka një reputacion në Gjermani  duke qenë e ekstremit të djathtë, anti-Islame dhe anti-refugjatëve. Lideri  i Partisë Alternative für Deutschland (Alternativa për Gjermaninë),  Frauke Petry ka shkaktuar polemika në muajin e kaluar kur ajo argumentonte për të shtënat e refugjatëve në kufijtë e Gjermanisë për të ndaluar ata që të hyejnë. Partia ka qenë shumë kritike ndaj

politikës së qeverisë për të mirëpritur emigrantët dhe refugjatët, duke përmendur shqetësime në lidhje me integrimin dhe stabilitetin shoqëror.

Është vlerësuar se rreth katër milionë prej 80 milionë banorëve të Gjermanisë janë muslimanë. Gjermania ka popullatën me pakicën muslimane më të madhe se çdo vendi evropian, pas Francës, e cila ka një popullsi prej pesë milionë muslimanë. Ky numër është rritur në muajt e fundit për shkak të numrit të refugjatëve të cilët Gjermania i ka pranuar, 45 për qind e të cilëve vijnë nga Siria.

Vitin e kaluar, Gjermania ka pranuar shumë se një milion refugjatë. Deri tani në këtë vit, ajo ka pranuar më shumë se 100.000.

Burimi: The Independent