Kreu i Dijanetit në Amerikë: Islami e përjashton terrorizmin
Muslimanët amerikan nuk duhet të kërkojë falje për terroristët të cilët pretendojnë përkatësinë Islame, tha të premtën, kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet).
Vërejtjet e Mehmet Gormez u bënë në një predikim në Qendrën Islame të Dijanetit të Amerikës, e cila do të nisë zyrtarisht të shtunën.
Mesazhi im për ju është që ju duhet të vazhdoni të mbani lartë kokën, me nder dhe dinjitet, dhe mos të jeni mbrojtës ose shfajësues për veprimet tmerrshme që janë kryer jashtë shtetit nga kriminelët të cilët pohojnë përkatësi me besimin tuaj, tha Mehmet Gormez para besimtarëve muslimanë që u mblodhën në xhami për namazin e xhumasë.
Mehmet Gormez është me sa duket duke dërguar një mesazh të fortë për retorikën anti-muslimane orkestruar nga disa kandidatë republikanë për president në vazhdën e sulmeve Daesh-it apo ISIS-it në Paris dhe Bruksel.
Ne të gjithë e dimë se të gjitha krimet që janë kryer kundër njerëzimit nuk mund të gjejnë ndonjë justifikim në Islam, as nuk mund të gjejnë ndonjë bazë në Kur’anin e Shenjtë, apo Sunetin e Pejgamberit të Mëshirës, Muhammedit (a.s.), shtoi ai.
Zyrtari i lartë fetar i Turqisë gjithashtu rekomandoi muslimanët mos të devijojnë nga rruga e mesme e Islamit, e cila kërkon paqe dhe mirëkuptim ndaj vullnetit dhe besimeve të tjera.
Ai tha se ideologjitë e shtrembëruara të përhapura nga terroristët nuk kanë vend në zemrat dhe mendjet e muslimanëve të devotshëm.
Rajoni i kësaj bote që është vendlindja e feve Abrahamike tani vuan nga vështirësi të mëdha, të rënda. Ideologjitë dhe teologjitë që kanë rrënuar zemrën e këtij vendi të shenjtë nuk kanë vend në Islam dhe duhet të hidhen poshtë nga çdo musliman ka thënë ai.
Më shumë se një mijë njerëz erdhën në Qendrën e Dijanetit të Amerikës ne cila dodhet në Maryland, rreth 21 kilometra nga kryeqyteti, Uashington, DC, për të dëgjuar hytben apo predikimin nga Mehmet Gormez para namazit të xhumasë.