Kulturë

Përkthimet e Kur'anit janë ekspozuar në Moskë

Përkthimet e Kur'anit në gjuhë të ndryshme janë paraqitur në një ekspozitë në një program në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë.

Programi  ‘Dita e Xhamisë së Hapur’ është mbajtur nga Këshilli Muftinive  të Rusisë në Xhaminë e Madhe të Moskës, kështu njoftoi  faqja e internetit e Organizatës  për Kulturë Islamike (ICO).

Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa dhe Fondacioni për Studime Islame i Rusisë kanë bashkëpunuar në organizimin e ngjarjes kulturore në fundjavë.

Ndërsa  përkthimet e Kur'anit, fotografi  dhe vepra artistike islame janë janë ekzpozuar gjatë  programin kulturor.  

Ka pasur edhe Gara Kur’anore në mësimin e Kur’anit përmendësh, në këndimin e Kur’anit dhe  një program edukativ rreth lutjeve.

Sipas Al-Dar Hazreti Allaedinov, Imami i Xhamisë së Madhe,  Program ‘Dita e Xhamisë së Hapur’ ka për qëllim të ndihmojë ndjekësit e besimeve të tjera për t’u njoftuar me Islamin, për të mësuar rreth Islamit.