Ajetullah Araki, figurat fetare irakiane diskutojnë rreth Shkollave Islame
Sekretari i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islam, Ajetullah Muhsin Araki zhvilloi bisedime me disa zyrtarë irakianë dhe figura fetare në promovimin e unitetit musliman.
Ajetullah Muhsin Araki, i cili është në Irak, në një takim me kryetarin e muslimanëve sunnitë të Departamentit për Çështje Fetare, Shejh Abdul Latif el-Hamim ku diskutuan marrëdhëniet kulturore dhe fetare mes dy shteteve muslimane dhe bëri thirrje për krijimin e një qendre të përbashkët të Iranit dhe Irakut për promovimin e afërsisë midis Shkollave Islame të Mendimit.
Ai gjithashtu sugjeroi themelimin e një universiteti të sekteve islame në Bagdad, i cili u mirëprit nga Shejh Hamim.
Atasheu për Kulturë i Iranit, Huxhet ul Islam Ghulam Riza Abazari dhe Rektori i Universitetit të Iranit të Sekteve Islamike, Huxhet ul Islam Ahmed Moballeghi ishin gjithashtu të pranishëm në takim.
Ajetullah Araki u takua edhe me Faryad Rawanduzi nga Iraku.
Në këtë takim, autoriteti i lartë fetar theksoi nevojën për promovimin e kulturës së pasur Islame dhe përpjekjet për të sjellë kulturat e shoqëritë islame më afër bashkimit.