Mahmud Abbas: Jerusalemi (Al – Kuds) duhet të jetë kryeqyteti i Palestinës
Shefi i Autoriteti Palestinez Mahmud Abbas tha se Jerusalemi Lindor duhet të jetë kryeqyteti i ardhshëm i shtetit palestinez.
Sipas Press TV, Mahmud Abbas i bëri këto komente të hënën në
një intervistë të transmetuar nga mediat e regjimit cionist.
Shefi i Autoritetit Palestinez, gjithashtu,
deklaroi se një nga kushtet për të ashtuquajturat bisedimet e paqes me regjimin
e Tel Avivit është se Jerusalemi Lindor duhet të jetë kryeqyteti i
shtetit palestinez.
Ai shtoi se Entiteti Cionist duhet
të njohë kufijtë e të vitit 1967 të cilat kanë ekzistuar para Luftës Gjashtë Ditësh,
kur regjimi cionist e pushtoi Bregun
Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
I pyetur nëse ai do të takohet me kryeministrin cionist Benjamin Netanjahu,
Abbas tha, Unë jam i gatshëm për të takuar me Netanjahun në çdo kohë.
Lëvizja e Rezitencës Palestineze
Hamas, megjithatë, i ka përshkruar bisedimet si të rrezikshme, duke thënë se Lëvizja
e Rezitencës Palestineze Hamas nuk do të bien pajtohet për t’i dhënë cisionistëve
as një sa një gisht tokë të Palestinës.