Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Studime Shiite në Londër
Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Studime Shiite do të mbahet në kryeqytetin e Anglisë, në Londër më 7-8 maj, 2016.
Qendra Islamike e Anglisë do të organizojë ngjarjen në bashkëpunim me Kolegjin Islamik të Londrës dhe Gazetën e Studimeve Islamike Shiite.
Konferenca ka për qëllim të sigurojë një platformë të gjerë për dijetarët në studimet shiite në mënyrë që të paraqesin hulumtimet e tyre të fundit.
Kumtesat e pranuara do të publikohen në Gazetën e Studimeve Islame Shiite.
Teologjia shiite, sufizmi, filozofia, ligji, dhe fikh (jurisprudenca), studime Kur'anore dhe Hadith, pakica muslimane Shia, Shiizmi dhe Orientalizmi, dhe shiizmi në seminare dhe universitete janë temat që do të diskutohen në këtë ngjarje shkencore.
Vitin e kaluar, edicioni i parë i konferencës ndërkombëtare u mbajt në Qendrën Islamike të Anglisë.
Tema e konferencës së vitit të kaluar ishte Studimet Shia: Dje dhe Sot.