Kulturë

Moska, kryeqyteti i Rusisë, do të presë Festivalin Kur’anor

Një festival Kur'anor është planifikuar të mbahet në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, në fund të këtij muaji.
Festivali do të fillojë më 27 mars 2016 nën mbikëqyrjen e Këshillit të Myftinive të Rusisë, raportoi faqja azertag.az website.
Një numër i institucioneve të tjera Islame, duke përfshirë Departmentin për Çështje të Muslimanëve do të bashkëpunojnë në organizimin e kësaj ngjarje.
Xhamia e Madhe e Moskës do të jetë mik-pritëse e festivalit, tha Këshilli i Myftinive, duke shtuar se rreth dhjetë mijë njerëz pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Një numër i librave islame dhe dorëshkrimeve arabe do të paraqiten  gjatë festivalit.
Do të ketë edhe një Garë Kur'anore  për fëmijët nën moshën 14 vjeç.
Programe të tjera të festivalit përfshijnë seminare me tema si lutjet dhe një Orë Letrare me poezi.
Në Federatën Ruse janë rreth 23 milionë muslimanë  të cilën janë të përqendruar në veri të Kaukazit, që përfaqësojnë afërsisht rreth 15 për qind të popullsisë së Rusisë me 145 milionë banorë.
Islami është feja e dytë më e madhe në Rusi, pas Krishterimit Ortodoksë rusë.

Burimi: IQNA News