Vajza 9-vjeçare iraniane hafize e Kur’anit në Seancën Kur’anore në Irak
Hannaneh Khalfi, një vajzë 9-vjeçare iraniane, e cila e ka mësuar tërë Kur’anin përmendësh, mori pjesë në një Seancë Kur’anore në qytetin irakian të Naxhafit.
Seanca Kur’anore u zhvillua në Xhaminë e Shenjtë Imam Aliut (a.s.) në Naxhaf, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar Kur’anor - Sajjid Bin Xhubejr.
Një numër i hafizëve të Iranit dhe Irakut, duke përfshirë Abdullah Munim el-Silavi dhe Sejid Muhammed Riza Muhammedi kënduan ajete nga Kur’ani në kët takim Kur'anor.
Në këtë Takim Kur’anor ka pasur edhe Tavashih (Ilahi fetare), shfaqje nga grupi al-Zahra Tavashih nga krahina Wasit e Irakut.
Hannaneh Khalfi ka arritur për të mësuar përmendësh tërë Kur'anin në një moshë të re, duke u bërë vajza hafize më e re e Kur’anit në Iran.
Tre anëtarë të tjerë të familjes së saj janë hafizë të Kur’anit të Shenjtë.