Siria

Kushtetuta e re e Sirisë në gusht të vitit 2016

Sekretari shtetëror amerikan John Kerry ka deklaruar sot se Washingtoni dhe Moska janë pajtuar që të përgatitet kushtetuta e re e Sirisë gjer në gusht të vitit 2016, pas katër orë bisedimesh me kryetarin rus Vlladimir Putinin. “Jemi dakorduar rreth afateve dhe termineve kohore për vendosjen e kornizave për tranzicionin politik dhe për draftin e kushtetutës i cili do të duhej të ishte i gatshëm gjer në gusht”, ka thënë John Kerry në konferencën e përbashkët për gazetarë me ministrin rus të punëve të jashtme Sergej Lavrovin. Kushtetuta e tanishme siriane ndalon partit politike të themelohen në baza fetare, rajonale apo fisnore, e kjo është pengesa kryesore planit amerikan që politikisht të organizojë dhe të përfshijë aletatët e vet kurd dhe vehabit në jetën politike të Sirisë.

John Kerry ka thënë se ai dhe Putini janë pajtuar të ndikojnë në regjimin sirian dhe kryengritësit që të shpejtojnë bisedimet lidhur me tranzicionin politik  dhe të përfundojnë luftën qytetare(civile). Sekretari shtetëror amerikan nuk ka treguar se a kanë biseduar edhe rreth largimit nga pushteti të kryetarit sirian Bashar el Asadi në kuadër të tranzicionit, por ka insistuar se Rusia dhe SHBA-ja janë pajtuar që Asadi të bëjë punën e vërtetë dhe të kontribojë në bisedimet paqësore. Kolegu i tij rus Sergej Lavrovi nuk e ka lëshuar rastin të deklarojë se Moska dhe Washingtoni pajtohen se përpjekjet që të rrënohen themelet e marrëdhënieve bilaterale të Rusisë dhe SHBA-së janë kontraproduktive dhe shtoi se Rusia “gjithmonë është e gatshme për bashkëpunimin me SHBA-të në bazë të barazisë, si dhe respektimit të interesave të dyanshme”.

Lavrovi ka thënë se është arrit marrëveshaja që të vazhdohet me kordinimin e aktiviteteve drejt përmbajtjes së armëpushimit në Siri. Ai ka shtuar se edhe Kurdët duhet të përfshihen në procesin paqësor.

Burimi: globalcir