İran

Irani kurrë nuk do të ndalë përkrahjen për Sirinë

Ministri i Punës, Kooperativave dhe Mirëqenies  i Iranit, Ali Rabiei  tha se Republika Islamike nuk do të përkulet ndaj presionit dhe as që  ka për të ndaluar mbështetjen për Sirinë.


    Sipas Press TV,  në pragun e një takimi me homologun e tij sirian të dielën në Teheran, Rabiei  tha paqja rajonale është më e rëndësishme për ne se çdo gjë tjetër dhe vizita aktuale nga Ministri i Punëve Sociale të Sirisë në Iran, Kinda al-Shammat tregon se Irani nuk do të dorëzohet pranë kurrfarë presioni për të siguruar Sirinë me ndihma humanitare,  morale dhe për të ofruar ndihmë psikologjike.


     Ai shtoi se Terrorizmi është një çështje serioze në rajon dhe në Siri.
    Ai theksoi se mbështetja e Iranit për Sirinë në rrethanat e tanishme, është një shenjë e stabilitetit dhe paqes në rajon.


   Ali Rabiei deklaroi se ndryshimet jodemokratike nuk mund të bëhen në rajon me anë të presionit ndërkombëtar.


    Siria ka qenë e kapluar nga kriza vdekjepruese që nga viti 2011.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}