Malajzia

Në Islam nuk ka imponim

Ish kryeministri malajzias Mahatir Muhamed ka shfaq kundërshtimin e vet me propozimin për themelimin e policisë islame në Malajzi.

” Në islam nuk ka imponim, dhe nga feja nuk duhet krijuar qeverinë policore”, ka thënë ish kryeministri malajzias Mahatir Muhamed.

 

         Mahatir Muhamed, ish kryeministri malajzias të martën në kolumnen e vet ka shkruar:” Themelimi i policisë islame nuk do të zgjidh problemet me të cilët ballafaqohen myslimanët, ashtu që ky veprim duhet në mënyrë të gjithanshme të shqyrtohet. Unë fal namaz, agjëroj, jap sadaka, këndoj shehadetin, kryejë haxhin dhe të gjitha obligimet tjera fetare, por jo nga frika se do të burgosem, por për shkak të bindjeve të mia fetare”, ka shkruar në shkrimin e tij Mahatir Muhamed. Ai ka shfaq shqetësimin e vet lidhur me ligjet e ndryshme islame në rajonet e ndryshme të shtetit, në lidhje me themelimin e policisë islame.

 

Në 13 regjione malajziase, çdo njëra mund të ketë në fuqi  ligjet islame të ndryshme . Më tutje, Mahatir Muhamed shkruan:” Definimi i dallimeve në kuadër të ligjeve islame do të rrisë etiketimin e një myslimani për shkak të bindjeve të ndryshme, por është e mundshme që ai person të mos ketë frikë nga etiketimi”. Ekziston mundësia, shkruan Mahatir Muhamed, që të gjithë oficerë policor të mos jenë në gjendje të mjaftueshme të njohin saktësisht parimet islame të ligjit, pasi që dimë se ka komentime dhe qëndrime të ndryshme në mes vet ulemasë (dijetarëve) mysliman.

 

Në rajone të caktuara malajziase, është  mundur që hixhabi(mbulesa islame) të jetë e obliguar, apo diku tjetër pantallona të ngushta, e tani shtrohet pyetja në çfarë mënyre do të definoni ngushtësinë e pantallonave. Mund të bëhet segregacioni gjinor. A mund të kërkohet nga një çift martesor  të shkojnë ndaras në shoping.?- ka pyetur vetveten ish kryeministri malajzias Mahatir Muhamed.

 

Është e mundur, shtoi Mahatir Muhamed, që themelimi i policisë islame të ndikojë negativisht edhe në turizëm  cili ruan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shtetërore.

 

Burimi: Sahar TV