Biblioteka më e vjetër në botë al-Karavijjin në Marok rihapet në maj
Biblioteka e lashtë al-Karavijjin në Fes, Marok, e themeluar në vitin 859 nga një grua, është biblioteka më e vjetër në funkcion në botë, kur ruhen dorëshkrimet e lashta që kanë XII-të shekuj dhe do të rihapet në muajin maj, pas një rinovimi të madh.
Ministria e Kulturës e Marokut ka marrë një grant multimillion dollarësh kërkuar nga arkitektja kanadezo-marokiane, Aziza Chaouni, për Bibliotekën Historike al-Karavijjin për të ruajtur përmbajtjen e saj dhe të bëjë atë të përshtatshme për përdorim publik, sipas TED, një organizatë arsimore jo-fitimprurëse.
Kompleksi i Bibliotekës al-Karavijjin, e cila përfshin një xhami, bibliotekë, dhe një universitet, u themelua në vitin 859 pas Krishtit nga Fatima el-Fihri, e bija e një emigranti të pasur në Fes me prejardhje nga Tunizia. E arsimuar, e edukuar dhe e devotshme, ajo u zotua për të investuar të gjithë trashëgiminë e saj në një xhami dhe në një qendër të dijes.
E arsimuar, e edukuar dhe
e devotshme, ajo u zotua për të investuar të gjithë trashëgiminë e saj në
ndërtimin e një xhamie dhe Qendrën e Diturisë për komunitetin e saj. Sipas UNESCO-s, ky është
institucioni më i vjetër operativ arsimor në botë. Poeti mistik dhe filozofi Ibn el-Arabi ka studiuar në shekullin e XII-të,
historiani dhe ekonomisti Ibn Halduni
mori ka studiuar në shekullin e XIV-të ,
ndërkohë që në kohë të mesjetës, Al-Karavijjin
ka luajtur një rol udhëheqës në
transferimin e njohurive në mes të muslimanëve dhe evropianëve.
Dorëshkrime të çmuar nën
kërcënim
Gjendja e dorëshkrimeve të çmuara është përkeqësuar, është nën kërcënim
nga elementet shkatërruese. Kur e vizitova për herë të parë, unë jam tronditur
se në çfarë gjendje ishin, tha Aziza Chaouni.
Në dhomat që përmbajnë dorëshkrime të çmuara që datojnë që në shekullin e VII-të, temperatura dhe lagështia ishin të pakontrolluara, dhe kishte të çara në tavan. Në rrezik: vëllimet e lashta që përfshijnë shekujt e njohurive në fusha nga teologjia në drejtësi, nga gramatika në astronomi. Edhe pse studiuesëve u është dhënë qasje në materialet, përkeqësimi i gjendjes së bibliotekës ishte e detyrueshme prej kohësh të qëdronte e mbyllur për publikun.
Aziza Chaouni tha se ekipi i saj u kujdes në mënyrë të veçantë për të ringjallur dhe të paraqesë karakteristikat origjinale të ndërtesës, të tilla siç janë fontanat, çeshmet. Biblioteka e rindërtuar do të përdorë teknologji të qëndrueshme - të tilla si panelet diellore dhe sistemet e grumbullimit të shiut - për të përgatitur atë për të ardhmen.
Sfidat strukturore
Gjatë gjithë këtyre viteve, biblioteka ka pësuar shumë renovime, por ajo ende vuan nga probleme të mëdha strukturore, mungesa e izolimit, dhe shumë mangësi infrastrukturore, , thotë Aziza Chaouni janë disa nga sfidat praktike arkitektonike që ajo me të cilat po përballet.