Karaxhiqi u dënua me 40 vjet burg për gjenocidin në Srebrenicë
Ish lideri politik serb në Bosnjë e Hercegovinë, ish kryetar i Republikës serbe dhe ish komandant i forcave serbe, sot iu shqiptua dënimi nga Tribunali i Hagës në kohëzgjatje prej 40 vitesh për gjenocidin në Srebrenicë. Është shpall fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, për ndjekje, shfarosje, vrasje, shpërngulja e civilëve me dhunë, përhapja e terorit, sulmet mbi civilë dhe marrja e pengjëve të luftës. Këshilli gjyqësor ka vërtetuar se Karaxhiqi si ish komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës serbe në Bosnjë përveq tjerash ishte njeri kyç dhe përgjegjës për fushatën e veprimit me snajper dhe bombardimit të Sarajevës e cila ka zgjat 1425 ditë. Ndaj aktgjykimit prokuroria e Tribunalit të Hagës dhe Karaxhiqi kanë drejtë në ankesë, ndërsa gjer në plotëfuqishmërin e vendimit Karaxhiqi do të mbetet në burgun e Tribunalit të Hagës në Shveningen.
Ish lideri politik serb në Bosnjë,Karaxhiqi mban përgjegjësi për gjenocidin e kryer në Srebrenicë, ka përgjegjësi individuale për krime kundër njerëzimit, vrasje dhe shkeljen e ligjeve dhe zakoneve të luftës. “Karaxhiqi ka dhënë urdhërin nr. 7 me të cilin janë intensifikuar restrikcionet e ndihmës humanitare, që ka sjell pasoja katastrofale në enklavën e Srebrenicës”, ka cek gjyqtari. Më tutje shtoi se komanda e korpusit të Drinës ka dhënë urdhërin për sulm ndaj enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës. “Veprimet luftarake kanë nis me 6 korrik, tre ditë më vonë Karagjiqi ka marr informatën se janë zgjeruar kushte për sulm ndaj Srebrenicës, dhe ka dhënë urdhër për të pushtuar Srebrenicën. Vargu i rrethanave të krijuara për shkak të imponimit të restrikcioneve të ndihmave humanitare dhe sulmi i kryer në Srebrenicë dhe atmosferën e padurueshme të krijuar në Potoçare ka krijuar atmosferën e shtrëngimit që boshnjakët nuk kanë pas tjetër alternative përveq braktisjes së Srebrenicës. Këshilli gjyqësor është i bindur se ushtarakët Mlladiqi, Zhivanoviqi, Krstiqi, Popoviqi dhe Kosoriqë kanë pas qëllimin e përbashkët për të eliminuar boshnjakët mysliman nga Srebrenica”, ka cek gjyqtari me rastin e leximit të aktgjykimit.
“Më së paku 5115 boshnjak janë vrarë në dhe rreth Srebrenciës. Këto vrasje janë kryer në mënyrë sistematike dhe me një plan të hartuar parapraksiht. Operacionin e kanë zbatuar oficerët serb të ushtrisë së Republikës serbe dhe kjo nuk ka qenë e mundur pa pëlqimin paraprak të gjeneralit serb Ratko Mlladiqit”.
Këshilli gjyqësor ka përkujtuar se i akuzuari ka pranuar se ka lejuar planin për zvoglimin e enklavës së Srebrenicës, por ka mohuar se ka shqyrtuar vrasjen e boshnjakëve. Ai ka cek se fare nuk ka pas informata për likuidimet në Srebrenicë, ndërsa Këshilli gjyqësor ka konkluduar se ai dhe Mlladiqi kanë hartuar planin afatgjatë me qëllim të largimit me dhunë në bosnjakëve mysliman nga Srebrenica,dhe vendosjen e strukturës serbe në Srebrenicë në mënyrë të përhershëm që ata të largohen nga Srebrencia.
Këshilli gjyqësor ka konkluduar pa asnjë dyshim se i akuzuari Karaxhiqi ka qenë në dijeni se me mijëra meshkuj bosnhjak të zënë rob ishin me shumciës nga Srebrencia. Është pajtuar me pjesën e planit për eliminimin dhe pushkatimin e robërve të zënë në mes periudhës kohore nga 13 gjer në 17 korrik dhe nuk ka interevenuar për të parandaluar vrasjet dhe pushkatimet e të zënëve rob. Ka urdhëruar tranferimin e tyre në Zvornik në të cilin ata janë likuiduar.
“Kjo është barabartë me qëllimin që boshnjakët mysliman nga Srebrenica të zhduken si të tillë”, ka konkluduar Këshilli dhe ka shtuar se Karaxhiqi është fajtor për gjenocidin e ekryer në Srebrenicë si anëtar i bashkuar i ndërmarrjes së veprimit gjenocidial në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës”, ka konkluduar Këshilli gjyqësor.
Burimi: Al Jazeera, b92.net