Amerike

Doktrina e Donald Trumpit

Favoriti për kandidatin presidencial të republikanëve Donald Trumpi ka deklaruar se prioriteti i tij në politikën e jashtme, kur të bëhet kryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jetë”anulimi” i marrëveshjes nukleare me Iranin. Donald Trumpi duke fol në konferncën e Këshillit amerikano-izraelit për punë publike, ka premtuar se do të”shkatërrojë rrjetin e terorizmit global nën kontrollin e Teheranit”.”Por, prioriteti numër një do të jetë anulimi i marrëveshjes katastofale me Iranin”, ka paralajmëruar Trumpi. Reutersi përcjell se ka thënë se në rast se ai bëhet kryetar,” do të vejë veto në cili do përpjekje të Kombeve të Bashkuara të imponojnë dëshirën e tyre kundrejt Izraelit”.

“Cilado marrëveshje të cilën Kombet e Bashkuara do ta impononin Izraelitëve dhe Palestinezëve do të ishte katastrofë. Kombet e Bashkuara nuk kanë miqtë të demokracisë e as miqtë të Izraelit”, konsideron Trumpi.Para kësaj,në bisedë për gazetën prestigjioze amerikane The Washington Post, ka zbuluar emrat e disa këshilltaëve të tij për politikën e jashtme. E ka bërë këtë pas prolongimeve disa javore, por ka pranuar se nuk ka pas këshilltar diplomatik, gjë që nuk e ka ndaluar të jep deklarata për politikën e jashtme të cilin do të udhëheq në rast se zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjithë këshilltarët e tij mediat amerikane i konsiderojnë konzervativ.

Trumpi ka paralajmëruar se do të ngre murin në kufi me Meksikën, për të cilin parat do të kishin siguruar ata me të cilin do të ndalonte imigrimin ilegal.Në rast se me 20 janar të vitit 2017 hynë në Shtëpinë e Bardhë si president, do të dëbojë 11 milion emigrant ilegal. Përveç kësaj ai thekson se”islami e urren Amerikën” dhe për këtë shkak do të ndalojë myslimanëve nga jasht të hyjnë në SHBA.

Poashtu Trumpi premton se do të shpall luftë tregtare ndaj Kinës, Japonisë dhe Meksikës dhe se do të afrohet kryetarit rus Vladimir Putinit.

Burimi: Al Jazeera