Kulturë

Miliona njerëz në të gjithë botën festojnë Vitin e Ri Persian

Miliona njerëz në Iran dhe disa vende të tjera janë duke festuar Vitin e Ri Persian ose Nevruzin, i cili shënon ardhjen e pranverës.

Në harmoni me rilindjen e natyrës, festimet Nevruzit gjithmonë fillojnë në ditën e parë të pranverës, e cila sivjet filloi më 20 mars 2016.

Së bashku me iranianët, miliona të tjerë në shtetet të tilla si Afganistani, Azerbajxhani, Taxhikistani dhe Turqia gjithashtu festojnë Nevruzin.

Festimet përfshijnë ritualet specifike. Përgatitjet për Vitin e Ri fillojnë javë përpara në fund të vitit, kur njerëzit i pastrojnë shtëpitë e tyre dhe blejnë  rroba të reja. Tregjet janë të mbushura me njerëz që vijnë për të blerë dekorime për Nevruz.

Në ditën e parë të Vitit të Ri Persian, anëtarët e familjes zakonisht mblidhen rreth  sofrës së Nevruzit dhe presin momentin e saktë të ardhjes së pranverës.

Sofra  përmban shtatë artikuj emrat e të cilëve fillojnë me një shkronjë të alfabetit  persian e cila është e barabartë me S në anglisht. Kjo zakonisht përfshin Sib (mollë), Sabze (bar i gjelbër), Serke (uthull), Samanu (një lloj buke speciale nga gruri,  Senxhed (fruta të thata nga pema me gjethe të ngushta), Sekke (monedha), dhe Sir (hudhër) .

Pas fillim të vitit, ditët e para kalojnë  duke vizituar më të vjetërit e familjes,  prindërit, gjyshërit, të afërmit dhe miqtë, me fëmijët që marrin dhurata.

Në vitin 2010, Kombet e Bashkuara e kanë njohur 21 marsin, si Dita Ndërkombëtare e Nevruzit, apo Viti i Ri Persian.