Sejjid Hasan Nasrallah

Sejjid Hassan Nasrallah:Rijadi, Ankara ndërprenë përparimin e bisedimeve në Siri

Sejjid Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze  ‘Hizbullah’
Sejjid Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze ‘Hizbullah’

Sejjid Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze  ‘Hizbullah, thotë se Arabia Saudite dhe Turqia janë ” kanë ndërprerë përparimin ” e bisedimeve midis qeverisë siriane dhe opozitës që kanë për qëllim dhënien fund luftës  pesë vjçare në kët shtet arab.

Ajo që ka ndërprerë çdo përparim drejt një zgjidhje politike është në radhë të parë Arabia Saudite, dhe së dyti Turqia, ka thënë Sejjid Hassan  Nasrallah gjatë një interviste Kanalin Televiziv Libanez Al-Majadin që është  transmetuar të hënën.

Raundi i ri i bisedimeve për paqë të mbështetura nga OKB-ja mes qeverisë siriane dhe opozitës, e njohur si Komisioni i Lartë i Bisedimeve (HNC), filloi në qytetin zviceran të Gjenevës më 14 mars 2016.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura njoftoi ndërprerjen e raundit të mëparshëm të diskutimeve më 3 shkurt 2016, pasi opozita e përkrahur nga Arabia Saudite ka refuzuar për të vazhduar bisedimet.

Arabia Saudite dhe Turqia janë përkrahës të vendosur të grupeve terroriste tekfiriste që luftojnë kundër qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Assad që nga marsi i vitit 2011. Të dy vendet kanë insistuar gjithmonë se Bashar al-Assad duhet të largohet nga pushteti që lufta të ndalet.

      

Lista e objektivave izraelite!

 

Në vende të tjera në fjalën e tij, udhëheqësi i Hizbullahut paralajmëroi regjimin izraelit kundër sulmit në Liban, duke theksuar se Lëvizja e Rezistencës zotëron një listë të plotë të objektivave në tokat e pushtuara palestineze, duke përfshirë reaktorë bërthamorë dhe qendrat kërkimore biologjike të Tel Aviv-it.

Ne mund të godasim çdo objektiv që ne duam brenda Palestinës së pushtuar. Nuk do të ketë mbrotje, kufizime ose vijat e kuqe, theksoi Sejjid Hassan Nasrallah.

Udhëheqësi i Hizbullahut tha gjithashtu se lufta kundër Libanit nuk ka gjasa sepse  kostoja e luftës është shumë e rëndësishme për Tel Avivin dhe regjimi i bën llogaritjet përpara fillimit të ndonjë luftë, duke vënë në dukje se fitoret nga ana e Grupit të Rezistencës e kishte bërë Izraelin të kuptojnë se ajo do të duhet të paguaj një  çmimë shumë të lartë për luftë.

Ai më tej tha se Tel Avivi e di mirë se të gjitha pjesët e tokave të pushtuara palestineze janë brenda mundësive të raketave të Heibullahut.

Izraeli nisi dy luftëra në Liban në vitin 2000 dhe 2006. Rreth 1,200 libanezë, shumica prej tyre civilë, humbën jetën gjatë luftës 33 ditore në verën e vitit 2006.

Hizbullahu i detyrojë trupat izraelite të largohen nga Libani jugor dhe mposhtjen e tyre në luftërat e mëvonshme. Hizbullahu gjithashtu ndihmon ushtria siriane në luftë kundër militantëve tekfiristë në një luftë që Lëvizja e Rezistencës e sheh të rëndësishme për parandalimin e konfliktit  përhapet në Liban.

Duke iu referuar vendimit të fundit të disa shteteve arabe që e vendosën ‘Hizbullahun’ në listen e zezë, Sejjid Hassan Nasrallah vuri në dukje se masa shërben si një mbulesë për krimet e Izraelit.

Lidhja Arabe dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (Persik) PGCC), të dyja janë nën ndikimin e regjimit Saudit,  që deklaruan se Hizbullahu është  një  organizatë terroriste në  fillim të këtij muaji.

Lidhja Arabe dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (Persik) PGCC),  përbëhet nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Bahrejni dhe Kuvajti - megjithatë, ato nuk ka ofruar asnjë dëshmi për pretendimet. Kjo vjen ndërsa tri monarkitë  e para  janë akuzuar për mbështetjen e ekstremistëve dhe terroristëve në rajon.

    

Burimi: TNA