Regjimi i Arabisë Saudite arrestoi dijetarin e shquar Shejh Hussein Al-Radhi
Forcat e regjimit të Arabisë Saudite kanë arrestuar Shejh Hussein Al-Radhi, një dijetar i shquar musliman, në fshatin Rmaile në al-Ahsaa, në pjesën lindore të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Para arrestimit, autoritetet Saudite e kanë ndaluar Shejh Hussein Al-Radhi të kryen detyrën e imamit në xhami, në namaz, në hytbe, për shkak të qëndrimeve të tij ndaj politikave shtypëse të regjimit të Mbretërisë Saudite. Në muajin i shkurt autoritetet Saudite e mbyllën Xhaminë ‘Resul el-Adham’ në el-Ahsaa, pasi parandaluan Shejh Hussein Al-Radhi të kryej namazin e xhumasë në xhami.
Kjo masë erdhi pasi Shejh Hussein Al-Radhi kritikoi autoritetet Saudite për goditjen e tyre ndaj veprimtarëve të opozitës. Para mbylljes së xhamisë, Shejh Hussein Al-Radhi u thirr në pyetje pas deklaratave të tij kritike.
Shejh Hussein Al- Radhi ka kritikuar hapur regjimin e Mbretërisë Saudite për ekzekutimin e dijetarëve të shquar muslimanë si Shejh Nimr Bakir al-Nimr, luftën në Jemen, si dhe ideologjinë tekfiriste e cila është e përhapur në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Shejh Nimr Bakir al-Nimr, ishte një mbështetës i zëshëm i protestave masive pro-demokracisë kundër Rijadit, të cilat shpërthyen në Provincën Lindore në vitin 2011, ku shumica e popullsisë janë muslimanë shiitë e të cilit janë ankuar një kohë të gjatë për margjinalizimin.