Kosova

Ymeri : Sulmet në Bruksel janë të dënueshme si dhe ato në Turqi

Visar Ymeri kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje sot në profilin e tij në Faccebook ka treguar një mbështetje të fort morale viktimaave të Brukselit duke mos i harruar edhe viktimat në Turqi.

Ky mesazh shumë domethënës dhe human zgjoi polemika interesante në komentet që vinin pas postimit .

Visar Ymeri  shkroi mendimin e tij : “ Uroj që të ketë sa më pak viktima në shpërthimin që ndodhi në aeroportin e Brukselit. Në këto momente dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë me ta dhe me institucionet në Belgjikë.

Pak ditë më parë u godit me sulme të ngjashme edhe Turqia, e fatkeqësisht këto ngjarje po ndodhin aq shpesh në botë, sa nuk po mbetet kohë as për reflektimin e duhur njerëzor.

Të gjitha këto sulme janë të dënueshme, e dhimbja është e njëjtë për të gjitha viktimat. Por sot, vëmendja dhe solidariteti ynë shkon tek Brukseli, kryeqendra e Bashkimit Evropian.