Europa

Sulmet teroriste në Bruksel

Në sulmet e sotshme teroriste që ndodhën në Bruksel, dy në aeroportin ndërkombëtar dhe një në stacionin e trenit, kryeqendrën e Bashkimit Evropian janë vrarë 35 civil de mbi 200 janë plagosur, një numër i madh i tyre është në gjendje kritike, ka deklaruar prefekti i Brukselit. Prokurori belg Frederic Van Leeuw në konferencën për gazetarë ka deklaruar se në vend është një ndjekje të madhe për personin  e tretë në inqizimin e kamerave të sigurisë, prej të cilëve dy kanë kryer sulme vetëvrasëse. Policia konsideron se dy sulmues ishin të veshur me xhaketa të zeza dhe në një nga duart i kishin të mbuluar me dorëza të zeza. Supozohet se në duart e mbuluar me dorëza të zeza i kishin të fshehur detonatorët për aktivizim. Për njeriun me veshje të bardhë besohet se mund të ishte sulmuesi i tretë. Ai konsiderohet se nuk është vrarë në aeroport, por është e mundshme se ai ka aktvizuar bombën në metro. ISIS-i ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Bruksel, ka lajmëruar agjencia e lajmeve Amaq, e afërt me ISIS-in.

“Luftëtarët e ISIS-it të martën kanë kryer sulme me bombat të shtrënguara me rrypë, ndërsa caqet ishin aeroporti ndërkombëtar dhe stacioni nëntokësor hekurudhor(metroja)”, ka publikuar Amaq.Sulmet kanë pasuar katër ditë pasi që policia e Brukselit ka burgosur të akuzuarin kryesor për sulmet e kryera në Paris në nëntor të vitit të kaluar.”Luftëtarët e ISIS-it kanë hapur zjarr në aeroportin Zaventem. Para kësaj kanë detonuar rrypat me eksplodiv,ndërsa një dëshmor e ka kryer aktin në stacionin hekurudhor në Maelbeek”, përcjell agjencioni në portalin e vet në gjuhën angleze dhe se sulmet janë kryer pasi që”Belgjika është vendi i cili merr pjesë në sulmet e koalicionit ndrëkombëtar në ISIS-in”.