Iraku

Hapet Qendra Kur’anore “Al-Zahra” (a.s.) në Basra, Irak

Një Qendër Kur'anore e quajtur Al-Zahra (a.s.) u hap në fshatin Al-Deir në rrethin e  Basrës,  në Irak.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Kaf,  me rastin e hapjes së Qendrës së Re Kur’anore, një ceremoni Kur'anore u organizua nga Shoqata e Aktivistëve të Kur'anit të Basrës në Xhaminë e Madhe të rajonit.

Heidar Muhsin Al-Asali, këndoi disa ajete të Kur’anit në fillim të programit i cili u ka vazhduar me fjalimet e paraqitura nga Ali Radhi Shahid, i cili u zgjodh drejtor i Qendrës Kur’anore,  dhe Shejh Ebu Ali el-Mansuri, hafiz dhe mësues Kur'anit nga Iraku.

Shejh Adnan Al-Salehi, kryetar i shoqatës, ishte një tjetër kryetar i ceremonisë dhe Ammar Salem Al-Helli, Ahmed Jasem Al-Halafi, Hasanain Al-Xhazairi dhe Husein el-Hasani,  këndues të Kur’anit  nga Iraku kënduan disa ajete të Kur’anit  gjatë ceremonisë së hapjes së Qendrës Kur’anore.

Kënduesit e Kur'anit, Veprimtarët e Shoqatës  së Kur'anit të Basrës dhe Institutet Kur'anore  të lidhurura me shoqatën u nderuan me mirënjohje në fund të programit.