Kryeministri Erdogan i Turqisë arrin në Teheran
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Teheran në krye të një delegacioni të rangut të lartë të për të diskutuar çështje të rëndësishme dypalëshe dhe rajonale me zyrtarë të lartë iranianë.
Erdogan arriti në Aeroportin Ndërkombëtar Mehrabad të Teheranit
të martën në mbrëmje dhe u mirëprit nga Zëvendësministri i Jashtëm iranian Hussein
Amir - Abdullahian.
Erdogan ka në plan të zhvillojë bisedime
me Udhëheqësin e Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei, Kryetarin
e Iranit Hassan Rouhani dhe zyrtarë të tjerë iranianë
gjatë vizitës dy-ditore.
Kryeministri turk është i shoqëruar
nga Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu, Ministri i Energjisë Taner Yildiz dhe Ministri
i Ekonomisë Nihat Zejbekci.
Sipas njoftimeve, Irani dhe Turqia ka
mundësi të nënshkruajnë një marrëveshje strategjik të nivelit të lartë
bashkëpunimi gjatë vizitës së kryeministrit turk në Teheran, e cila është
vizita e tij e parë në Republikën Islamike pasi Hassan Rouhani fitoi zgjedhjet
presidenciale në qershor të vitit 2013.
Komiteti Ekonomik Turk - Iranian
është vendosur, gjithashtu, që të mbajë një takim gjatë vizitës së Erdoganit, duke i dhënë fund një ndërprerje
dy-vjeçare.
Erdogan do të mbajë një fjalim për
lidhjet bilaterale Iran - Turqi në Institutin Ndërkombëtar të Ministrisë së
Jashtme të Iranit.
Në një deklaratë para se të largohet nga Turqia, Erdogani shpreson se vizita e tij do të krijojë një atmosferë të përshtatshme për rritjen e shkëmbimit tregtar rreth 30 miliard dollarë deri në vitin 2015, në krahasim me 13 miliard dollarë sa ishte në vitin e kaluar.
Në fillim të muajit janar, Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif vizitoi Turqinë dhe u takua me Erdoganin dhe Davutoglun.
Në takimin në mes të Ministrit të
Jashtëm të Iranit dhe Kryeministrit të Turqisë, Teherani dhe Ankaraja theksuan vendosmërinë
e tyre për të rritur vlerën e volumit dypalëshe në rreth 30 miliard dollarë deri në vitin 2015.
Irani është furnizuesi i dytë më i madh i
Turqisë me gaz, pas Rusisë . Turqia përdor një pjesë të konsiderueshme të gazit
të saj natyror të importuar iranian për të gjeneruar energji elektrike.