Konferencë Ndërkombëtare mbi Doktrinën e Mehdizmit në Kum, Iran
Edicioni i 12-të i Konferencës Ndërkombëtare për Doktrinën e Mehdizmit ism (Mahdaviat) do të mbahet në qytetin e shenjtë të Iranit, në Kum.
Huxhet ul Islam Sejjid Masud Poursejedaghaji, drejtor i Ayande Roshan (E ardhmeja e Ndritur) Institutit i cili organizon konferencën vjetore, e bëri njoftimin në një takim me Ajetullahun e madh, Ajetullah Makarem Shirazi në fillim të javës në Kom.
Ai tha se ndërsa edicionet e mëparshme të ngjarjes shkencore ndërkombëtare janë zhvilluar në Teheran, është vendosur që qyteti i shenjtë Kum, i cili është vendlindja e Seminarit Islamik, të mirëpres programin e këtij viti.
Autoriteti fetar shtoi se Konferenca Ndërkombëtare e 12-të mbi Doktrinën e Mehdizmi do të mbahet të enjten dhe të premten, maj 19-20 maj 2016.
'Profecitë apokaliptike nga perspektiva e feve abrahamike do të jetë tema kryesore e ngjarjes këtë vit.
Instituti ‘E Ardhmja e Ndritur” është organizator i ngjarjes ndërkombëtare e cila mbahet çdo vit në ditën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban (sipas kalendarit hënor Hixhri), ditëlindja e Imam Mehdiut (Zoti shpejtoftë ardhjen e tij të lumtur), për të sjellë së bashku hulumtuesit e shkencave mesianike, njofton faqja e internetit e institutit.
Vitin e kaluar, 88 studiues nga 54 shtete morën pjesë në edicionin e 11-të të Konferencës Ndërkombëtare mbi Doktrinën e Mehdizmit në Teheran, Iran.
Burimi: IQNA News