Konferenca Kur'anore zhvillohet në Senegal, Afrikë
Një konferencë dy-ditore e titulluar Kur'ani i Shenjtë, Shpirtërorja dhe Bota pa Dhunë u zhvillua në Senegal të mërkurën.
Organizuar nga Qendra Kulturore Iraniane në Senegal, ngjarja shkencore është zhvilluar në kryeqytet, Dakar, në Senegal, shtet në Afrikën Perëndimore.
Nga Diplomacia Kur'anore Drejt Unitetit Islam është motoja e konferencës.
Konferenca është duke u përcjellur nga dijetarët Kur'anor dhe hulumtuesit nga Senegali dhe Republika Islamike e Iranit.
Ceremonia e hapjes filloi me intonimin e himnit të flamurit kombëtar të Senegalit dhe Iranit, pastaj vazhdoi me këndimin e ajeteve nga Kur’ani i Shenjtë nga atasheu kulturor iranian në Senegal, Sejjid Hassan Esmati.
Duke iu drejtuar këtij evenimenti, Profesor Chernuka Habib, drejtori i Institutit Islamik në Dakar, theksoi se konferenca ka për qëllim të rrisë unitetin mes muslimanëve.
Konferenca do të mbyllet të enjten në mbrëmje.