Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Mesazhi i Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik me rastin e Nevruzit dhe Vitit të Ri - 1395

Ajetullah Hamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, në një mesazh me rastin e festës së Nevruzit që shënon dhe fillimin e vitit të ri 1395 sipas kalendarit diellor, uroi vitin e ri dhe Nevruzin për të gjithë iranianët dhe në veçanti për familjet e nderuara të dëshmorëve dhe duke nderuar kujtimin e dëshmorëve dhe të Imam Humeinit (r.a.), Vitin e Ri e emëroi '' Viti i ekonomisë rezistente, veprim dhe implementim''.

Siç njofton Agjensia e Lajmeve IRNA, Ajetollah Hamenei duke folur rreth  shpresavet, mundësive dhe kërcënimeve që parashtrohen gjatë Vitit të Ri theksoi: '' Duhet që rastet dhe mundësitë të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë dhe kërcënimet të kthehen në raste në mënyrë që në fund të vitit në vend të krijohen ndryshime të mëdha dhe sigurisht që për realizimin e shpresave duhet të bëhen përpjekje të pareshtura dhe të punohet ditë e natë.

'' Udhëheqësu Suprem i Revolucionit Islamik duke përmendur pikat kryesore të lëvizjes së përgjithshme të popullit iranian, tha:

''Populli i Iranit duhet të përpiqet që të mos dëmtohet nga kërcënimet e armiqve dhe t'a çojë në zero mundësinë e dëmtimit nga presionet dhe kërcënimet e armikut.''

Ajetullah Hamenei  përparësi kryesor dhe emergjente të kësaj lëvizjeje të rëndësishme e konsideroi çështjen e ekonomisë dhe shtoi:

'' Nëse populli, qeveria dhe të gjithë funksionarët arrijnë të kryejnë punë efikase e të programuara në sektorin e ekonomisë, ekziston shpresa që këto punë të ndikojnë edhe në çështje të tjera si problemet shoqërore  dhe në çështjet morale e kulturore. Ajetullah Hamenei, ekonominë rezistente e konsideroi si ilaçin që shëron më së miri problemet ekonomike dhe për realizimin e pritjeve të popullit dhe theksoi:

''Me ekonominë rezistente mund të luftohet papunësia dhe recesioni, të ndalet shtrenjtësia, të qëndrohet përballë kërcënimeve të armiqve dhe të krijohet raste e mundësi të shumta ekonomike për vendin.

'' Udhëheqësi Suprem tha se kushti për arritjen e këtyre qëllimeve është puna dhe përpjeka e vazhdueshme në bazë të ekonomisë rezistente dhe shtoi:   ''Raportet e qeverisë tregojnë se në këtë fushë janë kryer punë të shumta, por ato janë paraprake dhe përfshijnë urdhra dhe direktiva për organe të ndryshme.

'' Ajetullah Hamenei ''Ekonominë rezistente, veprimin dhe implementimin'' i konsideroi si një rrugë e drejtë dhe e qartë për plotësimin e nevojave të vendit dhe duke falënderuar të gjithë ata që përpiqen në këtë fushë, dhe theksoi:

''Sigurisht që nuk pritet që ky veprim dhe implementim të zgjidhë brenda një viti të gjitha problemet, por nëse veprimi dhe implementimi shoqërohen me programim të saktë, padyshim që në fund të vitit do të vërehen efektet e kësaj pune.''