Palestine

Një dosje e veçantë për marrëdhëniet Hamas-Iran: Çfarë u fol mes Kasim Sulejmanit dhe Hamas Hejetit në vizitën e fundit?

Kanali televiziv El-Mejadin publikoi një dosje të zgjeruar, nën firmën e Ali Hashimit, rreth marrëdhënieve të Hamasit dhe Iranit.

Kanali televiziv El-Mejadin publikoi një dosje të zgjeruar, nën firmën e Ali Hashimit, rreth marrëdhënieve të Hamasit dhe Iranit.

Kanali televiziv El-Mejadin, me qendër në Liban publikoi një dosje të zgjeruar, nën firmën e Ali Hashimit, rreth marrëdhënieve të Hamasit dhe Iranit. Në dosje janë dhënë informacione të rëndësishme rreth marrëdhënieve Hamas-Iran, shpërngulja e Hamasit nga Siria në Katar, debatit të Hamasit me mështetësin e tij ushtarak Brigada Kassam për Iranin, sekuestrimit të pasaportave të liderëve të Hamasit nga Turqia dhe mospranimit të Ebu Merzuk dhe së fundmi informacione rreth takimit të fundit të realizuar mes komunitetit të Hamasit dhe Kasim Sulejmanit.

 

Dosjen në fjalë ua paraqesim nga përkthimi i Ahmet Ishiktekiner

Kasim Sulejmani, gjatë takimit me delegacionin e Hamasit që shkoi në Teheran iu drejtua duke përdorur shprehjen: Problemet tona me Arabinë do të përfundojnë dhe do të humbasin ata që mbajnë anë këtu apo atje. Gjithëkush do të mbajë mend me kë dhe anën e kujt ka mbajtur. Lufta juaj është e gjatë dhe e zgjeruar, keni nevojë që bota islame t’ju ndihmojë. Ne duam që Palestina të jetë e fuqishme dhe të mund të arrini kompromis mes jush.

Furtuna, që po jetohet prej pesë vitesh tashmë në botën arabe nuk është kufizuar vetëm brenda këtij kufiri. Kryengritjet, revolucionet, qëndresat, që kanë ndodhur në Tunizi, Egjipt, Bahrain, Libi, Jemen dhe Siri kanë ndryshuar ekujlibrin fillimisht të botës arabe dhe ndryshimin e hartën, duke krijuar një “hartë aleancash” të re. Këto aleanca herë janë krijuar si rezultat i afrimeve dhe largimeve politike, herë kanë vënë në plan të parë medhhebet, besimet, përfitimet dhe interesat financiare. Ajo që është dëmtuar më shumë në këtë rajon ku janë luajtur lojra të pista politike dhe ku shumica ecën me të vërtetat e saj është “aksi i qëndresës” që zgjatohet nga Teherani në Gazë.

Pas ngjarjeve të 2011-ës, kur aksi i qëndresës pothuajse po kalonte një tërmet, këtë tërmet e zmadhuan shtetë të këtilla që relativisht mund të cilësohen si miqësore me aksin, apo nuk kanë pasur armiqësi me atë, shtete të këtilla si Katari dhe Turqia, po kështu e Sudani, që më parë ka qënë pjesë e këtij aksi ndërtoi një aleancë të re. Ndërsa vazhdonte ky tërmet,  Lëvizja për Qëndresën Islame, Hamasi u pozicionua më në qendër, megjithatë vendosi një hapësirë me aksin e qëndresës. Hamasi, i cili ka vendosur të veprojë bashkë në ortakëri me atë që njihet si babai i idesë së lëvizjes, Ihvan-i Muslimin, pavarësisht se ka krijuar një hapësirë me aksin e rezistencës nuk u bë pjesë e aleancës tjetër për shkak të qëndrimit kundër Ihvait të Arabisë Saudite dhe vendeve të Gjirit. Nga ana tjetër nuk i shkëputi marrëdhëniet as me Iranin, që po i jep Palestinës që prej viteve ’90 mbështetjen më të madhe dhe për këtë arsye akuzohet nga ShBA dhe Izraeli për “mbështetje të terrorizmit”.

Gjatë këtij procesi, Hamasi i shpërnguli zyrat dhe qendrat e tij nga Siria në Katar dhe në Turqi; për faktin se, pavarësisht qëndresës së tyre kundër Bashar Esadit nuk ishte shumë e mundur që të qëndronin në Siri dhe dhe të mbanin marrëdhënie të mira me popullin. Një zyrëtar i Hamasit, që ka folur me El-Mejadin rreth kësaj gjendjeje është shprehur kështu: “në fillimet e krizës, duke bashkëpunuar me Hizbullahun u munduam që të hanim një dritare në murin që gjendet me tij dhe Ihvanit, por nuk arritëm ta bënim këtë. Siria nuk e afroi Ihvanin drejt kësaj, sepse mendonin se Esadi i kishte ditët e numëruara dhe se ishte e panevojshme të ndërtonin balancime.”

Për këtë arsye, përpjekjet e hamasit nuk zgjatën shumë dhe dalëngadalë lëvizja mori vendimin të largohej nga Siria. Ndërsa përgjigjia që erdhi nga Ihvani për këtë vendim të Hamasit ishte e këtillë: “Ky ishte vendimi i duhur për ne; megjiatë duhet ta mendoni mirë, sepse pas marrjes së këtij vendimi duhet të duroni pasojat e tij. Duke qënë se, pas daljes kundër regjimit të Damaskut në një mënyrë të këtillë nuk do të keni mundësi të hidhni një hap mbrapsht.”

Hapat që kishte ndërmarrë Hamasi po bëheshin dalëngadalë arsye për prishjen e marrëdhënieve me Iranin, tashmë qendra e lëvizjes ishte shvendosur në kryeqytetin e Katarit, Doha. Në këtë shkallë, Katari ishte shteti që vinte në krye të mbështësve të aleatëve që u ngritën kundër Sirisë, e cila ishte njëra prej aleatëve më të rëndësishëm në rajon të Iranit, ajo mbështeste opozitarët siranianë qoftë nëpërmjet media qoftë në fushën ushtarake. Kështu, hendeku mes Hamasit dhe Iranit sa vinte dhe thellohej. Ky hendek u bë shkak edhe për përçarje brenda lëvizjes, njëra anë mendonte se duhej të qëndrohej në Iran, ndërsa ana tjetër i dilte kundër kundër kësaj gjëje. Ndërsa jetoheshin këto diskutime, deklarata që vinte nga krahu ushtarak i lëvizjes , komandanti i Brigadave Izzeddin El-Kassam, Muhammed El-Dajf ishte e këtillë: “Bëni aleancë me kë të doni, ndahuni nga kush të doni. E rëndësishme është që qëndresa të mbijetojë dhe të qëndrojë në këmbë.”

Ndërsa deklaratat nga burimet e Hamasit rreth këtij qëndrimi të Kassamit ishin të këtilla: “Për Kassamin përvoja në Irani ishte një përvojë e mirë dhe fakti që krahu ushtarak i del zot Iranit tredon se janë mbështetja më e madhe nga pikëpamja ushtarake e qndresës së Iranit. Marrëdhëniet tona janë vërtetë të herëshme, Irani ka treguar se nuk kanë bërë kurrë lëshime përsa i përket qëndresës dhe vazhdon ta tregojë. Për momentin, cili lider arab do të përdorte avionin e tij për t’i dërguar armë Palestinës? Apo, kush do të vendoste jetën e tij në rrezik për të dërguar anije atje? Irani i ka bërë këto.”

Megjithatë, Hamasi kishte shumë arsye për t’u shpërngulur nga Damasku në Doha, njëra prej tyre është mbështetja që i ka dhënë Katari Hamasit në vitet e fundit dhe ndihma financiare që ka dhënë për kryengritjen shoqërore. Në një shkrim të shkrimtarit palestinez, Adnan Ebu Amir, të publikuar nga Al-Monitor thuhet kështu: “Që prej vitit 2001, Katari kishte filluar të hapej për Hamasin. Pas sulmeve kundrejt Gazës në vitet 2008-09, ata dërguan një ndihmë orej 250 milion dollarëve. Gjithashtu i ofruan ndihmën e nevojshme që lëvizja të të ishte aktori kryesor në Palestinë.” Kjo ishte mënyra sesi u realizua përafrimi i Hamasit me Katarin.

Delegacionet e Hamasit kanë zhvilluar shumë vizita në kryeqytetin e Iranit, Teheran për arsye të ndryshme, megjithatë lideri i byrosë politke të lëvizjes Halid Meshal është përjashtim i kësaj. Ai ka qënë gjithmonë në anën e mos arritjes së një marrëveshjeje sa herë udhëheqja e Hamasit ka patur probleme me Iranin. Ndërsa në deklaratat e bëra nga Irani theksohet se delegacionet e Hamasit nuk kanë ardhur dhe nuk kanë biseduar për marrëveshje, por për çështje të përgjithshme.

Ndërsa në hapin tjetër, kahu brenda lëvizjes që donte të rregullonte marrëdhëniet me Iranin e rriti presionin nga brenda dhe kështu Meshali ishte i detyruar të caktonte një datë vizite. Meshali, pavarësisht se nuk dëshironte mori vendimin për të bërë vizitën, megjithatë në vend që të shkonte në Iran, me një preteks tjetër, “Umren e Ramazanit” shkoi në Arabinë Saudite dhe u publikua në media se kishte realizuar një takim me mbretin Saudit.

Meshali nuk ka bërë asnjë vizitë në Iran dhe nuk duket që ketë në një program të afërm një gjë të tillë. Pavarësisht Meshalit, në një kohë të afërt ekziston një program për të realizuar një vizitë të një delegacion të Hamasit me në krye përgjegjësin e marrëdhënieve politike, Musa Ebu Merzuk. Vazhdojnë përgatitjet për realizimin e kësaj vizite, në një kohë kur punët janë bërë akoma më të koklavitura për aleatët e Hamasit.

Brenda disa muajve të kaluar, disa prej zyrëtarëve të Hamasit, që zotëronin pashaporta turke, duke u ndaluar në aeroport u janë marrë pashaportat. Në deklaratat e burimeve Turke, në lidhje me temën u bënë këto shpjegime: “Turqia ka disa përgjegjësi për të përmbushur kundrejt aleatëve të saj Perëndimorë. Ajo mban në duar lista të emrave të personave të kërkuar, apo të atyre që pretendohet të kenë marrë pjesë në ‘veprimtari terroriste’. Në këto lista gjenden emrat e 3000 personave, dhe ndër ata janë edhe disa zyrtarë të Hamasit.” Kështu, në prej këtyre emrave është edhe emri i një prej liderëve të Hamasit, i cili akuzohet nga regjimi sijonist pushtues se ka rrëmbyer personat e ardhur në Palestinë, Salih El-Aruri. Në lajmet e publikuara nga mediat sijoniste bëhet me dije se Arurit i është kërkuar largimi nga vendi dhe se kjo çështje është bërë pjesë e marrëveshjes së përbashkët të Turqisë me iranin. Ndërsa sipas lajmeve në shtypin izraelit dhe palestinez edhe qëndrimi i Turqisë është i dukshëm.

Në një takim që bëri Meshali me Erdoganin në fundet e vitit 2015 i kërkoi atij që Turqia të ishte vendi mikpritës i përhershëm për Musa Ebu Merzukun, ndërsa Erdogani, pasi u konsultua me Hakan Fidan, që gjendej përkrah tiji ktheu pergjigjen se “do të vepronin sipas situatës”. Megjithatë, sipas burimeve të El-Mejadin, Meshali e kuptoi se kjo gjë nuk do të ishte e mundur, për këtë arsye nuk këmbënguli.

Gjatë kësaj kohe, zyrëtarët e Hamasit realizuan edhe një takim me qeverinë e Katarit. Deklarata e bërë nga burimet e Hamasit në lidhje me këtë takim është e këtillë: “Katari kishte filluar të ndërpriste ndihmën financiare, u bënë shkurtime në ndihmat që jepeshim për të paguar qiratë e shtëpive ku qëndronin byroja dhe kadro e liderëve të Hamasit. Ishte e qartë se gjërat kishin filluar të ndryshonin. Po jetojmë problematika me buxhetitn e paracaktuar që në fillim për byronë politike. Për Kassamin nuk ekziston një problem i këtillë, sepse pavarësisht debateve Kassami me komandën e tij kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me Iranin, ndihma e ofruar ushtarake dhe financiare nuk është ndërprerë asnjëherë.”

Nga deklaratat që që kanë rrjedhur nga burimet e Hamasit tek Mejadin bëhet mëse e qartë se veçanërisht kahu ushtarak ende i vazhdon marrëdhëniet me Iranin dhe Hizbullahun për më shumë se 20 vite, dhe u bënë këto shpjegime: “Ekzistonin marrëdhënie me Imad Mugnije dhe Kasim Sulejmani, veçanërisht pas luftës së Korrikut të 2006-s mes Hizbullahut dhe Izraelit Imad Mugnije kishte programe të veçanta për qëndresën Islame dhe nuk duhet të lindnin pengesa për këto programe. Gjithmonë thoshte se çështja e Palestinës kishte prioritet. Gjithmonë kemi dalë të fituar nga eksperiencat me Iranin dhe Hizbullahun. Programin e mbrojtjes në Gazi e kishte përcaktuar Imad Mugnije. Ky njeri ka hak të madh mbi ne dhe ne duhet ta themi këtë pavarësisht se ka prej atyre që nuk nuk e pëlqejnë këtë gjë.”

Në tre muajt e parë të 2016-së kanë filluar përsëri zhvillimet drejtuar përforëcimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Hamasit. Personi përgjegjës për këtë është ai që realizoi një taakim mes Hizbullahut të Bejrutit dhe zyrëtarëve iranianë, Musa Ebu Merzuk. Ndërsa po hidhen hapa të këtiilë nga Hamasi, ende vazhdojnë përpjekjet për të nëpërkëmbur këto marrëdhënie. Nga lajmet e publikuara në shtypin Izraelit janë hedhur pretendimet se gjatë vizitës, ndërsa Ebu Merzuk ka folur në telefon me një zyrëtar të Hamasit ka thënë se: “Irani po e përdor lëvizjen për të krijuar marrëdhënie me palë të tjera, nuk po na ndihmon ne.” Ebu Merzuku i ka përgënjeshtruar këto lajme dhe në Bejrut u shpreh se: “Asnjë shter arab apo islamik nuk e ka mbështetur qëndresën palestineze më shumë se Irani.” ndërsa këto lajme u publika kur Ebu Merzuk do të shkonte në Iran si kryetar i delegacionit me rastin e përvjetorit të 37 të Revolucionit Islamik të Iranit. Ndërkaq, ata që mbështesin rregullimin e marrëdhënieve me Iranin brenda lëvizjes u përpoqën shumë që këto lajme dhe përpjekje të mos shkaktonin tensione përsëri.

Menjëherë pas daljes së lajmeve, Ebu Merkuz e mori shumë qartë përgjigjen kur shkoi në Bejrut për t’u takuar me zyrëtarët iranianë: “loja mbaroi”. Megjithatë pala e Hamasit insistoi që të mos shkonte dëm koha e harxhuar dhe përpjekjet drejt rregullimit të marrëdhënieve, menjëherë u krijua një delegacion tjetër, në të cilin gjenden Muhammed Nasr dhe Usame Hamdan si dhe emra të tjerë të përfshirë nga grupet palestineze. Pritej që delegacioni të pritej nga zyrtarët e ulët dhe vizita të ishtë e pasuksesshme, por nuk ndodhi ashtu.

Delegacioni palestinez u takua me shumë zyrtarë iranianë, mes tyre ishin Kryetari i Kuvendit Shura të Iranit, Ali Larixhani dhe Sekretari i Kuvendit të Sigurisë Kombëtare, Ali Shemhani. Ndërsa takimi i rëndësishëm dhe i papublikuar në shtyp ishte ai me Komandantin e Ushtrisë së Kudusit Kasim Sulejmani. Televizioni El-Mejadin publikoi një përmbledhje të takimit të Sulejmanit me delegacionin Hamas-Palestinë. U bë gjithashtu me dije se, delegacioni i Hamasit pati një takim të veçantë me Sulejmanin. Sipas informacioneve të sigurara nga burimet e Hamasit, të pranishëm në bisedime u bë me dije se delegacioni ka paraqitur një vizion të qartë të pracesit pas kësaj. Sipas burimeve të Hamasit, gjatë takimit me Sulejmanin ata që folën si përfaqësues të Hamasit u shprehën kështu: “Është e pamundur që të rikthehen kushtet kur u ndërtuan marrëdhëniet para vitit 2011. Bota ka ndryshuar pas Pranverës Arabe. As Irani nuk është Irani i mëparshëm, as Hamasi nuk është Hamasi i mëparshëm. Megjithatë dëshira e përbashkët e Hamasit dhe Iranit është që në Palestinë të ketë një rezistencë të fuqishme kundër Izraelit. Prandaj është e panevojshme që të nrihet një themel i ri për të ndërtuar marrëdhëniet. Në vitet që lamë pas janë bërë shumë gabime, disa prej tyre burojnë nga Hamasi, disa të tjera burojnë nga Irani. megjithatë, edhe Irani edhe Hamasi e kanë kuptuar se rezistenca është në kushte të vështira dhe ne jemi në dijeni të faktit se i vetmi shtet që do të mbështesë rezistencën është Irani. ky nuk është një pretendim, ky është një përfundim në të cilin kemi arritur nga përvoja e marrë ndër vite.”

Gjithashtu u bë me dije se edhe Sulejmani, gjatë takimit foli gjatë e gjërë për gjendjen e qëndresës dhe për qasjen e Iranit dhe se megjithatë e kishin prekur thellë fjlaët e Musa Ebu Merzuk it. U bë me dije se Sulejmani u shpreh kështu në lidhje me  Ebu Merzukun: “Ne mbanim kontakte të drejtpërdrejta me Ebu Merzukun dhe ai e di më mirë se askush se, edhe në ditët më të vështira të tij Irani ka mbuluar nevojat e qëndresës.” Gjithashtu bëhet me dije se, Sulejmani në takimin e ralizuar me delegacionin palestinez është shprehur se: “Qëndrimi i Republikës Islamike të Iranit është i qartë dhe i palëkundshëm, qëndrimi ynë është i njëjtë me atë që kishim para marrëveshjes bërthamore, nuk ka asnjë ndryshim, ne do ta shtojmë më shumë mbështetjen ndaj Palestinësdhe do ta ngremë më shumë zërin për këtë. Bisedimet tona me Perëndimin kanë qenë vetëm në lidhje me çështjen bërthamore dhe nuk janë bërë bisedime për ndonjë çështje tjetër, në bisedime nuk kishte palë të tjera”

Detyra e Ministrit të Punëve të Jashtme, Xhevad Zarif ishte e qartë, aleanca bërthamore dhe pavarësisht prurjeve të ndryshme të ShBA-së nuk u diskutua tematikë tjetër.Kemi refuzuar edhe diskutimin e marrëdhënieve bilaterale me ShBA-në, pavarësisht nevojës që kemi nuk u hapëm atyre asnjë temë tjetër,  ju premtoj se edhe nëse e shtojnë, edhe nëse e pakësojnë presionin mbi ne, ne nuk do të heqim dorë kurrë nga çështja e Palestinës , edhe ju e shihni për shkak të mbështetjes që Irani i ka dhënë Palestinës është akuzuar për “mbështetje të terrorizmit”, po ashtu është i qartë edhe qëndrimi i kongresit kundër Iranit”.

Sulejmani vazhdoi kështu: “Ashtu siç edhe e dini, disa thonë se ne e mbështesim Palestinën për interesat tona, ashtu siç kjo gjë nuk ka qënë e vërtetë në fillimet e revolucionit, nuk është e vërtetë as tani. Ne nuk jemi të hapur të bëjmë bisedime apo takime për çështjen e Palestinës as me Amerikën as me ndonjë shtet tjetër. Po ju premtoj se: Mbëstetja jonë ndaj Palestinës do të vazhtonjë, sepse ky qëndrim i yni rrjedh prej besimit tonë. Ky pozicion i ynë është diçka mes nesh dhe Allahut. Nëse flasim përsa i përket vëllimit të kësaj mbështetjeje. Duke qënë se ndonjëherë kushtet nuk na kanë favorizuar kjo mbështetje është pakësuar, edhe pse mund të kemi jetuar probleme financiare, në çështjen e Palestinës politiksht jemi të prerë. Ne nuk do të ndryshojmë përsa i përket kësaj çështjeje, për ne Palestina do të vazhdojë të jetë një çështje doktrinale.”

Sulejmani preku edhe çështjen e mbështetjes së vendeve të tjera islamike në qëndresën e Palestinës: “Ne nuk jemi kundër faktit që çdonjëri prej vendeve islamike t’ju ofrojë ndihmë, përkundrazi, ne jemi të lumtur për çdo dorë të zgjatur për ndihmë nga vendet islamike për Palestinën. Ne jemi të lumtur që këto vende t’ju ofrojnë ndihmë, të jenë kah qëndresës dhe madje të zënë edhe vendin tonë. Problemet tona me Arabinë do të përfundojnë dhe do të humbasin ata që mbajnë anë këtu apo atje. Gjithëkush do të mbajë mend me kë dhe anën e kujt ka mbajtur. Lufta juaj është e gjatë dhe e zgjeruar, keni nevojë që bota islame t’ju ndihmojë. Ne duam që Palestina të jetë e fuqishme dhe të mund të arrini kompromis mes jush.”

Sulejmani e përfundoi fjalimin e tij me këto shprehje: “Në Iran, kur bëhet fjalë për Palestinën të gjithë bëhen revolucionarë, të gjithë e duan Palestinën, për ne, Palestina ndikon edhe në çështjet e brendshme. Para disa vitesh u hodhën në shesh të tilla sllogane si ‘Jo Gazës, Jo Libanit... Shpirti im u sakrifikoftë për Iranin’. Ju pyes juve, ku janë këta njerëz tani? Ne i kemi shënuar këto në një kënd. Çdokush që është kundër Palestinës në Iran nuk mund të ngjisë asnjë shkallë në politikë, dhe nuk mund të kenë të drejtë fjale në autoritetet ku merren vendime politike. Ku mund të realizohet kjo?” 

Burimi: İslami Analiz