Evropa nuk do të sanksionojë Iranin
Shefja e diplomacisë dhe sigurisë së Bashkimit Evropian Federika Mogherini ka theksuar se testimi i raketave balistike në Iran nuk e shkel marrëveshjen nukleare, dhe ka thënë se asnjë ministër i punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kërkon aplikimin e sanksioneve kundër Iranit për shkak të programit të tij raketor.
Sipas raportit të agjencisë Isna në të cilin thirret Reutersi, ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian në seancën e Këshillit për punë të jashtme, kanë analizuar çështjen e testimit të paracakohshëm të raketave balistike të Iranit në mesin e çështjeve tjera ndërkombëtare dhe të internetit. Federika Mogherini, komesarja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri pas takimit i është drejtuar gazetarëve:” Ne me ministrat e punëve të jashtme kemi biseduar për sektorët e caktuar në të cilin do të kemi interakcion me Iranin, dhe të rinisim marrëdhëniet tona të gjithanshme me Iranin”.
“Mogherini duke folur për testimin e paracakohshëm të raketave balistike në Iran,ka nënvizuar se Irani me këtë testim nuk e ka shkel marrëveshjen nukleare , edhe pse me këtë veprim mund të ngrit tensionet në rajon”. Ajo ka shtuar se Kombet e Bashkuara duhet të vlerësojnë se ky testim a e ka shkelë rezolutën e Këshillit të Sigurimit apo jo.
Asnjëri nga ministrat e Bashkimit Evropian nuk ka kërkuar aplikimin e sanksioneve ndaj Iranit për shkak të testimit të paracakohëshme të raketave balistike. Lidhur me këtë takimi i djeshëm i Këshillit të Sigurimit ka përfunduar pa asnjë deklaratë, në të cilin Iranit do të ishte tërhequr vërejtja për shkak të testimit të raketave balistike.
Hamid Baidinexhad, drejtori i përgjithshëm i Këshillit politik të sigurisë ndërkombëtare pran Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit pas elaborimit të përfundimit të seancës së djeshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për testimin e raketave balistike në Iran, ka deklaruar për mosuksesin e regjimit cionist për imponimin e presioneve mbi Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.