Rusia tërheq shumicën e forcave të saja nga Siria
Kryetari rus Vladimir Putini ka urdhëruar ministrin e tij të mbrojtjes Sergej Shoigun të fillojë me ditën e sotshme tërheqjen e shumicës së forcave ruse nga Siria.”Ministria e mbrojtjes ka marr urdhërin, pasi që në tërësi ka kryer caqet e dhëna, dhe kam urdhëruar ministrin e mbrojtjes që të fillojë tërheqjen e shumicës së forcave tona ushtarake të dislokuara në Siri”, gjatë takimit që kryetari rus Putin e pati me ministrin e mbrojtjes Sergej Shoigun dhe ministrin e punëve të jashtme ruse Sergej Lavrovin. Poashtu Putini ka urdhëruar ministrin e punëve të jashtme Lavrovin që të rris intensitetin e veprimit të Rusisë në mbarëvajtjen e procesit paqësor për Sirinë.
Putini shpreson se fillimi i tërheqjes së forcave ruse nga Siria do të shërbej si sinjal të gjitha palëve luftuese, dhe të rrisë nivelin e besimit të popullatës lokale.”Shpresoj se vendimi i sotshëm do të jetë sinjal i mirë për të gjitha anët në konflikt. Shpresoj se kjo do të rris nivelin e besimit të të gjithë pjesëmarësve në procesin paqësor në Siri, dhe do të kontribojë në zgjidhjen e problemit në rrugë paqësore”, ka thënë kryetari rus Putin. Zëdhënësi i Putinit Dmitrij Peskovi ka deklaruar se me këtë vendim është pajtuar edhe kryetari sirian Bashar al Asadi.
“Natyrisht të gjitha këto i kam përcjell kryetarit sirian dhe kam drejtuar vëmendjen tek kolegët tanë sirian të cilët janë pajtuar me kryetarinAsad”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremljinit Peskovi.Kabineti i kryetarit sirian Bashar al Asadi ka kumtuar se Rusia do të vazhdojë të ndihmojë Sirinë në luftën e saj kundër terorizmit, gjë që ishte rezultat i bisedës me kryetarin rus Putinin.
Në komunikatën e kabinetit të kryetarit sirian Bashar al Asadit qëndron se të dy krerët shtetëror janë pajtuar që të “zvoglohet numri i avionëve ushtarak rus në Siri, pasi që kjo i përgjigjet situatës momentale në fushëbetejën e Sirisë”.