Cilat janë qëllimet globale të Revolucionit Islamik?
Me emrin e Allahut, Të drejtit
Cili është qëllimi i Iranit në botë, veçanërisht në Azinë Perëndimore?
Çfarë kërkon vërtetë Irani? çfarë kërkon të bëjë? Çfarë kërkon të arrijë?
Sa herë është e mundur, nëpër media paraqitet fakti se Irani bën medhhebizëm dhe se kërkon të zgjerojë Perandorinë Persiane.
Sigurisht që ka prej atyre në Iran që duan të rikthejnë Perandorinë Persiane. Ata që shkojnë pas këtij objektivi kërkojnë të kthejnë revolucionin Islam në favorin e tyre. Edhe pse numri i tyre është i pakonsiderueshëm, ka prej atyre që jetojnë me këtë ndjenjë; ata që mburren me perandoritë e së shkuarës dhe ngushëllohen me fuqinë e paraardhësve.
Në Iran janë disa grupe nacionaliste të pakonsiderueshme në numër, të cilat bëjnë iranizëm dhe kërkojnë të marrin në dorë udhëheqjen. Objektivat e tyre janë të hedhin firmën mbi sukseset e revolucionit si të tyret dhe duke theksuar se ka filluar një peridhë e re të jetojnë në përputhje me Perëndimin. Ata kërkojnë t’i duken të këndshëm Perëndimit pavarësisht çdo çmimi dhe të jenë në dialog dhe të përputhshëm me atë.
Pa dyshim që në Iran ka edhe prej atyre që bëjnë medhhebizëm. Rryma të këtilla si Huxhetije, Ahbari dhe Gulat, ashtu si edhe në histori edhe sot ka arritur me sukses të ruajnë veten brenda Shias; këta janë një klan që kur marrin fuqi në duar bëjnë rrëmujë, kur e shohin veten në rrezik kamuflazhohen, nuk shohin askënd tjetër veç vetes dhe e shohin veten si të drejtët.
Në Iran gjendet edhe një grupim tjetër, që njihen si ata që ndodhen brenda kornizave të reformistëve/kujdestarëve. Këta janë bërësit dhe mbrojtësit e vërtetë të Revolucionit. Duke i deklaruar objektivat e tyre bashkë me Revolucionin Islamik nuk e fshehin prej askujt misionin që kanë marrë përsipër dhe nuk ngurrojnë t’i dalin botës kundër. Objektivat e tyre janë të bëjnë sunduese qytetërimin e fesë që Pejgamberi ka lënë trashëgimi. Ky kamp, që mbështet luftën e të shtypurve kundër arrogancws dhe imperalizmit, me qëndrimin e tyre muhamedian të Islamit duan, presin dhe punojnë të përshtasin ambjentin që të gjithë muslimanët e shtyrpur dhe kundërshtarët të zgjohen.
Me Imam Humejnin në krye, zotëruesit e vërtetë të Revolucionit nuk e pranojnë medhhebizmin dhe nacionalizmi, nuk janë as pas presandorisë persiane, nuk mbrojnë as nacionalizmin iranian dhe nuk kanë përvetësuar një Shiizëm murtexhi, të thatë dhe të vetmuar. Imam Humejni duke thënë “e rrëzuam perandorinë 2500 vjeçare” shpall se të gjitha perandoritë e formuara në territorin e Iranit janë shkatërruar dhe i kthen përgjigjen e duhur nacionalistëve dhe medhhebistëve duke thënë “disa e duan Islamin për Iranin, unë e dua Iranin për Islamin”.
Duke qënë se ata që ndodhen në këtë grup e shohin veten si pasardhës të pejgamberit nuk shohin ndonjë ndryshim mes Shii-Sunni, Arab-Persian apo Afrikan-Aziatik, dhe i shkojnë pas “Islamit të Muhamedit”.
Kjo është arsyeja pas faktit që theksojnë vëllazërinë Shii-Sunni dhe mbrojnë njëshmërinë e Islamit. Këta janë ata, që sot me sakrifikimet e tyre, dëshmueshmërinë e tyre dhe qëndresën e tyre kanë arritur të krijojnë klanin e tyre të qëndresës kundër arrogancws.
Ata deshifruan planet e arrogantëve për të përhapur mes muslimanëve shpifjet sajesat për medhhebizëm. Ata i prezantuan botës si Islami Amerikan atë që fillimisht iu vu përballë Islamit Muhamedian me anë të muslimanëve liberal dhe më pas me tekfirxhinjtë.
Ata ishin në dijeni që të gjitha këto do të kishin një çmim, dhe i qëndruan ballë për ballë arrogantwve. I zgjuan popujt e Palestinës, Irakut, Libanit dhe Jemenit. Përsa i përket mbrojtjes, reformatorët nuk ngurruan as të bënin dëshmorë edhe komandantët më të lartë në këto rajone dhe nuk u frikësuan prej askujt. Ata që nuk kapërdijnë dhe nuk e pranojnë dot këtë gjë e fajësojnë Iranin për nacionalizëm dhe shiizim.
Nuk duhet të harrohet se nëse Irani bën medhhebizëm apo nacionalizëm nuk i mbetet asnjë ndryshim prej kundërshtarëve të tij dhe se më pas me drejtësi hyjnore është i predispozuar të dështojë. Gjithësesi, pa qënë e nevojshme t’ua shpjegojë apo paraqesë dikush, në atë gjendje të gjithë popujt do ta urrejnë Iranin. Njësoj siç urrejnë medhhebistët, nacionalistët dhe ata që në ditët e sotme bashkëpunojnë ose janë kukulla të imperializmit Perëndimor.
Jemi të mendimit se, mënyra më e mirë për të interpretuar Revolucionin Islamik është kjo:
1- Hapi i parë i Revolucionit Islam që u realizua në Iran; Dhënia fund e mizorisë së keqbërësve duke rrëzuar arrogantin që kishte ndotur Iranin, dalja përballë skllavërimit, shkatërrimi i perandorisë së frikës, objektivi i parë ishte të tregohej se fuqia e imperializmit mund të mundet. Pas kësaj, duhet të vazhdohet të jetësohet shpirti i revolucionit, në mënyrë që të jetë e mundur që revolucioni të përçohet në vende të tjera, të vazhdojë të jetë burim shprese për të shtypurit, të realizohen revolucione rajonale, të zgjohen popujt muslimanë dhe të shtypur. Ata që mendojnë në ditët e sotme se “Revolucioni ka mbaruar, janë larguar nga rruga e Imam Humejnit” kanë rënë pre e një paragjykimi të këtillë se nuk kanë mundur ta njohin revollucionin. Revlucioni duhet të mbahet gjallë, shpirti i revolucionit duhet të mbahet gjallë; duhet të ruhet shpirti i palëkundur, i njësuar dhe në këmbë kundrejt arrogantëve. Fjala e Imam Humejnit “Do ta përçojmë Revolucionin Islamik në të gjithë botën” ekspozon këtë të vërtetë.
2- Hapi i i dytë ishte krijimi i “Qeverisë/Shtetit Islamik”; Pas rrëzimit të shahut me anë të realizimit të revolucionit, filloi etapa e dytë; Krijimi i republikës Islamike; krijimi i dispozitave hyjnore, praktikimi i ligjit në jetën sociale, realizimi i drejtësisë sociale, prezantimi i modelit të shtetit Islamik, prezantimi i një modeli për t’i paraqitur popullit islamik modelin e shtetit islamik, bazuar në jurispudencën islamike. Bërja me dije e popujve muslimanë dhe të shtypur se ekziston një model shteti në aksin e rivënies së drejtësisë dhe se nuk janë të predispozuar të mbeten nënshtypjen e Perëndimit.
3- Hapi i fundit që të çon drejt objektivit të vërtetë “Krijimi i shoqërisë islamike”; Pas krijimit të shtetit islamik duke zbatuar jurispudencën islame, dominimin e qytetërimit fetar, , krijimi i një shoqërie shembull, përgatitja e njerëve shembull, krijimi i themelit të shtetit të drejtësisë globale janë pai i fundit që të çon në objektivin përfundimtar. Kur Imam Humejni thotë “Qëllimi i revolucionit tonë është krijimi i ambjentit të përshtatshëm për revolucionin e hz. Mehdit për krijimin e shtetit të drejtësisë universale” nënkuptonte pikërisht këtë. Imam Hamenei në konferencën e javës së fundit të bashkimit shenjoi këtë pikë duke thënë “Duhet të krijohet qytetërimi i ri Islamik”.
Pas hulumtimit të këtyre tri etapave të Revolucionit Islamik do të kuptohet më mirë objektivi i Iranit Islamik.
Qëllimi përfundimtar nuk duhet të jetë vetëm krijimi i Republikës Islamike; bërja lëshime ndaj arrogancës për mbrojtjen e shtetit/udhëheqjes, hyrja në rrugën e pajrimit me ta është si të ulesh në tryezë me djallin. Për të ruajtur Status quo gjendjen e tanishme sjell pasivizim, bëhet arsye për largim nga objektivi përfundimtar. Dalja nga rruga e Imamit fillon me largimin nga shpirti i revolucionit.
Sekreti i suksesit të Iranit në botë dhe në rajon shtrihet pas objektivave të mëposhtëme:
- Dëshira për vlerat universale të Islamit pa dallim vendi, race, kombi për të gjithë popujt,
-Paraqitja e një qëndrimi të palëkundshëm dhe pa lëshime nga arrogantëve që prej fillimit të revolucionit deri më sot,
- Ndihma ndaj popujve të botur duke u shqetësuar për shqetësimet e muslimanëve dhe të të shtypurve,
-Vënja përballë sistemeve skllavëruese të Perëndimit, doktrinën e politikës Islamike,
-Objektiva jo për Iranin, por mundësimi për zgjimin e muslimanëve dhe të të shtypurve për të kërkuar të drejtat e tyre, ka mundësuar që Irani të hyjë në zemrat e popujve muslimanë dhe të shtypur.
Me pak fjalë, ajo që Irani ka bërë është përgatitja e ambjentit të nevojshëm që të shtypurit të ngrenë kokën dhe kërkimi i drejtësisë në rang universal.
Burimi: Rast Haber