Turqi

Turqia pas sulmit vetëvrasës në Ankara

Avionët turq kanë bombarduar heret në mëngjes kampet guerile të cilët i përkisnin Partisë Punëtore Kurde(PKK-së) në Irakun verior. Akcioni i aviacionit turk ka pasuar më pak se 24 orë nga sulmi vetëvrasës në Ankara me ç’rast janë vrarë së paku 37 njerëz. Turqia mbi kryengritësit kurd ka dërguar 11 avion ushtarak me ç’rast kanë qëlluar 18 caqe ushtarake në Irak.Pushteti turk e konsideron PKK-në organizatë teroriste përgjegjëse për shumë sulme në vend, në mes të cilave edhe sulmi vetëvrasës me bomba në Ankara i cili ndodhi dje në mbrëmje. Duke folur menjëher pas sulmit kryetari turk Rexhep Tajip Erdogani ka thënë se “terorizmin do ta hudhë në gjunjë”, dhe Turqia” kurrë nuk do të heq dorë nga drejta për vetëmbrojtje”.”Të gjitha forcat tona të sigurisë, ushtria, policia janë të vendosura në luftën kundër organizatave teroriste edhe me çmimin e jetës së tyre”, ka deklaruar Erdogani. Më së paku 37 njerëz janë vrarë, ndërsa 125 janë plagosur në shpërthimin e fuqishëm të automobil bombë e cila ka dridh qendrën e Ankarasë. Ministri i shëndetësisë së Turqisë Mehmet Muezinogllu ka thënë se në mesin e viktimave më së paku një apo dy kanë qenë sulmues vetëvrasës. Për momentin askush nuk e mori përgjegjësinë mbi vete për sulmin vetëvrasës në Ankara.

Një kuriozitet i rastit ka ndodh në sulmin e djeshëm vetëvrasës në Ankara. Studenti i vitit të pare të Fakultetit teknik  Ozancan Akkus ka përjetuar fatin e njëjtë të dielën sikurse shoku i itij i përafërt Ali Deniz i cili është vrarë në sulmin vetëvrasës në Ankara para pesë muajsh. Në tetor të vitit të kaluar në Ankara ka nodh sulmi i njëjtë vetëvrasës afër stacionit të trenit me ç’rast janë vraraë 102 njerëz, duke përfshirë edhe studentin Ali Denizin. Atëher shoku i tij i ngushtë Akkus ka shkruar në rrjetet sociale:” As lotët tone nuk do të mund të lajnë gjakun nga duart e juaja. Njolla gjithëherë do të mbetet mbi juve, porse ai njeri i mrekullueshëm do të jetojë përherë në zemrat tona”.

Tani Akkushi e përjetoi të njëjtin fat. Pesë muaj pas sulmit, është vrarë në shpërthimin i cili e dridhi Ankaranë të dielën mbrëma. Kjo fatkeqësi e rastësishme, që dy shokët e ngushtë të humbin jetët e tyre në sulmet vetëvrasëse në Ankara,ka shkaktuar një varg reakcionesh në rrjetet sociale të Turqisë nën emërtimin” Zingjiri i vdekjes”.