Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Imam Hamenei: Armiqtë përpiqen të krijojnë përçarje mes muslimanëve shiitë dhe sunnitë

Udhëheqësi të enjten i bëri thirrje hoxhallarëve për të penguar komplotin amerikan dhe sionist për të krijuar përçarje dhe për t’u shmangur nga  çështjet ndarëse mes muslimanëve shiitë dhe muslimanëve sunnitë.

Lideri Suprem Ajetullah Sejjid Ali Hamenei në një takim me anëtarët e sapo zgjedhur të Kuvendit të Ekspertëve, të enjten për të vendosur prioritetet për zyrtarët e qeverisë në vitin e ri, sipas Kalendarit të Iranit.

Zyrtarët qeveritarë duhet t’i kushtojnë  vëmendje tri prioriteteve të cilat janë ekonomia, duke vazhduar ritmin e përshpejtuar të lëvizjes shkencore të vendit dhe imunizimin kulturor  të vendit, për popullin dhe të rinjtë.

Zyrtarët duhet të koordinojnë aktivitetet e tyre ekonomike dhe përpjekjet në ritmin me ekonomi të rezistencës, tha Ajetullah Hamenei.

Udhëheqësi  theksoi prioritetin e dytë ose vazhdimin e lëvizjes së përshpejtuar shkencore, dhe tha: Në qoftë se ne duam fuqi,  dinjitet dhe autoritet në botë  ne duhet të zhvillojmë shkencën dhe përparimi  shkencor nuk duhet të ndalet. 

Ajetullah Hamenei përsëriti se zhvillimi  shkencor  duhet të pasohet  seriozisht, sepse një nga rezultatet e tij do të jetë ekonomia e bazuar në njohuri.

Udhëheqësi theksoi prioritetin e tretë ose imunizimin  kulturor, dhe tha: Për imunizimin  kulturor, ne duhet së pari të besojmë në këtë qëllim dhe pastaj të bëjmë planifikimin dhe të bëjmë përpjekje serioze për të arritur këtë.

Ajetullah Hamenei përsëriti se nëse zyrtarët e qeverisë duhet t’i kenë parasysh e t’i vënë seriozisht këto tri prioritete në axhendën e tyre që do të rezultojnë me përparimin real të vendit.

Udhëheqësi  theksoi se mënyra për progresin real të vendit po e ngrenë strukturën e brendshme të vendit në fushat ekonomike, kulturore dhe politike, duke ruajtur karakteristikat e revolucionare, lëvizjen e xhihadit, duke ruajtur dinjitetin dhe identitetin kombëtar dhe islamik dhe jo duke u shkrirë në fushat globale të rrezikshme, këto janë tri prioritetet për vendin nën rrethanat aktuale në  të cilat jemi.

Ajetullah  Hamenei, ndërkohë, ka thënë se luftërat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme janë të rrënjosura krejtësisht në motive politike.

Udhëheqësi i bëri thirrje hoxhallarëve  për të penguar komplotet  amerikane  dhe sioniste për të krijuar përçarje dhe për t’u shmangur nga çështjet ndarëse mes muslimanëve shiitë dhe muslimanëve sunnitë.

Armiqtë e Islamit janë duke u përpjekur për t’i kthyer këto dallime në një grindje fetare në mënyrë që ato të mos përfundojnë lehtë. Ne nuk duhet të ndihmojë këtë qëllim të rrezikshëm , tha Ajetullah Hamenei  para anëtarëve të Kuvendit të Ekspertëve në Teheran.

Më herët, paradite, para takimit me Udhëheqësin Suprem, anëtarët e rinj të Kuvendit vizituan mauzoleun e  Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, të ndjerit, Imam Humeini,  në shenjë nderimi për themeluesin e Republikës Islamike.

Anëtarët e Kuvendit vendosën një kurorë me lule mbi varrin e të ndjerit  Imam Humeini në shenjë nderimi për Arkitektin e Revolucionit Islamik.