Bahrein

Ministri i Brendshëm i Bahrejnit e quan doktrinën Shiite “heterodkse”

Ministri i Brendshëm i Bahrejnit, Rashid bin Abdullah Al Khalifa
Ministri i Brendshëm i Bahrejnit, Rashid bin Abdullah Al Khalifa

     

Ministri i Brendshëm i Bahrejnit, Rashid bin Abdullah Al Khalifa bëri një deklaratë nënçmues të mërkurën, më  2 mars 2016, kundër sektit musliman shiit të cilën shumica e banorëve autokton të Bahrejnit e pasojnë, duke nënkuptuar se grupi i besimit që ata i ' përmbahen është bidat heterodoks.

Ministri i Brendshëm i Bahrejnit, Rashid bin Abdullah Al Khalifa, në një takim me ministrat e brendshëm arabë të mbajtur në Tunizi, ministri i Bahrejnit tha: Ne do të mbrojmë shoqërinë tonë nga çdo doktrinë  jozyrtare denominacionale. Vlen të përmendet se sauditët selefistë i  përshkruajnë bindjet e sektit muslimanë shiit si heretike.

Vërejtjet e tij erdhën në kuadër të vënjës  në pikëpyetje besnikërinë e shumicës muslimane shiite në Bahrejn, pasi ai tha: Ne duhet të mbrojmë shoqërinë tonë [...] nga të gjitha llojet e besnikërive të huaja të tilla si Vilayat al-Fakih (Rregulla Juridike Islame në Iran).

Qëndrimi i ministrit kundër qytetarëve shiitë në Bahrejn  nuk ka asgjë të re pasi ai kohët e fundit bëri një deklaratë më 21 shkurt 2016,  gjatë një takimi me mediat, në të cilën ai refuzoi të pranojë  muslimanët shiitët si partnerë në Bahrejn, duke i akuzuar pasuesit e sektit shiit  se janë të varur nga Irani.

. Askush nuk duhet të margjinalizohet, por ata që e tradhëtojnë nacionalizmin e tyre. Ata që e hedhin veten e tyre në prehrin e Iranit nuk mund të jenë partnerë në ndërtimin e vendit tonë, theksoi ai, pyesin si mund ata të cilët shërbejnë në ambasada, të jenë partnerë në reforma, si mund të jenë ata të pranuar në organet ushtarake dhe të sigurisë.

Ai më tej pohoi se Irani hodhi  themelet e ekstremizmit sektar në Bahrejn nga i cili bahrejnasit shiitë janë infektuar, ata janë joshur, ata e shiten nacionalizmin e tyre me një çmim të lirë. Kjo është ajo që quhet tradhëti kombëtare.

Që kur forcat saudite hynë në vend për të shtypur kryengritjen popullore pesë vjet më parë, autoritetet e Bahrejnit  kanë ndjekur rrugën saudite në trajtimin me shumicën  shiite, duke filluar me shkatërrimin e 40 xhamive shiite dhe shkeljen e të drejtës së tyre për ushtrimin e ritualeve të tyre fetare. 

Burimi: Miraar Bahrain