Suudi Arabie

Ministrat e Brendshëm Arabë kritikuan Iranin, Hizbullahun

Pamje e përgjithshme e sesionit të 33-të të Këshillit të Ministrave të Brendshëm arabë në Tunis, Tunizi,  të mërkurën.
Pamje e përgjithshme e sesionit të 33-të të Këshillit të Ministrave të Brendshëm arabë në Tunis, Tunizi, të mërkurën.

Tunis:

Këshilli i Ministrave të Brendshëm Arabë  të enjten ka dënuar Iranin dhe Hizbullahun për atë që e përshkruan si përpjekje për të destabilizuar disa vende arabe.

Ministrat, në takimin e 33-të të mbajtur në kryeqytetine Tunizisë nën patronazhin e presidentit Muhammed Beji Caid Essebsi, lëshuan Deklaratën e Tunisit  ku përshkruhen vendimet  për të trajtuar terrorizmin dhe adresën e konflikteve në rajon.

Deklarata thotë se ministrat dënuan terrorizmin në të gjitha format e tij, duke përfshirë edhe ato të drejtuara kundër pakicave etnike. Deklarata bënë thirrje për përpjekje të mëtejshme nga ana e shteteve arabe, në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të trajtuar ata që kërkojnë për të mbledhur fonde nëpërmjet zhvatjes, kërcënimeve dhe haraçit.

Takimi ka denoncuar Izraelin për atë që e përshkroi si terrorizëm i sponsorizuar nga shteti, dhe kërkoi mbështetje të mëtejshme për të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje dhe shtet i pavarur me  Jerusalemin (Al-Kuds) si kryeqytet.

Ministrat e dënuan dhunimin e ambasadës dhe konsullatës së Arabisë Saudite në Iran dhe shqetësimin që përjetuan diplomatët sauditë  dhe familjet e tyre.   Ata më tej i kërkuan qeverisë irakiane të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar qytetarët  e Katarit të rrëmbyer në atë vend.

Ata e dënuan Iranin për aktivitete  destabilizuese  dhe nxitjen e konflikteve  sektare në Bahrejn dhe disa shtete arabe. Ata më tej kritikuan  veprimet e Hizbullahut që bën të njëjtën gjë në disa vende arabe.

Ministrat thanë se mbështesin plotësisht veprimet e bëra nga shtetet anëtare për të luftuar  terroristët e Al-Kaidës  dhe Daesh-it apo ISIS-it  dhe përpjekjet për të rivendosur qeverinë legjitime në Jemen përball këtyre dhe të grupeve të tjera, duke përfshirë Huthitë.

Deklarata thekson se këto rezoluta janë marrë në përputhje me objektivat dhe qëllimet e Lidhjes Arabe dhe parimet e përcaktuara në Konventën Arabe për Luftimin e Terrorizmit.

Këto përfshijnë besimin se terrorizmi është një kërcënim real për sigurinë rajonale dhe globale dhe kërkohen përpjekje të qëndrueshme dhe të koordinuar për të çrrënjosur.

Burimi: Arab News