Rikthimi i Ushtrisë Arabe të Sirisë
...Rikthehet në skenë Ushtria Arabe e Sirisë, e cila gjatë katër viteve të para të luftës ishte e detyruar t’ia dilte mbanë me ushtarët e huaj të paguar, të pakpërgatitur por të mirarmatosur. Që prej këndej e tutje, ushtria, për shkak të përgatitjes nga nga milicia iraniane dhe të pajisjeve moderne ruse zotëron fuqinë për të fituar territoret e humbura. Ka vazhduar përparimin pandërpretje, për dy muaj rresht.
Rikthehet në skenë Ushtria Arabe e Sirisë, e cila
që prej vitit
2005, gjatë katër viteve të para të
luftës ishte e detyruar t’ia dilte mbanë me ushtarët e huaj të paguar, të
pakpërgatitur por të mirarmatosur, të cilët as nuk mund të mirëmbanin pajisjet
që mbanin në duar. Që prej këndej e tutje, ushtria, për shkak të përgatitjes
nga nga milicia iraniane dhe të pajisjeve moderne ruse zotëron fuqinë për të
fituar territoret e humbura. Ka vazhduar përparimin pandërpretje, për dy muaj
rresht.
Shumë analistë ushtarakë kanë pyetur vetë Ushtrinë Arabe
të Sirisë se përsë, pas pesë muajve bombardime, në të cilat kanë marrë pjesë 70
avionë rusë kanë arritur të shtien në dorë vetëm një pjesë të vogël të
territorit të xhihadistëve. Ata bëjnë një krahasim shumë interesant me ushtrinë
e ShBA-së, e cila me 1 800 avionë luftarakë dhe 380 000 ushtarë arritën të
pushtonin brenda Irakun 42 ditëve.
Cilat janë arsyet e aftësisë së dobët të
betejave të Ushtrisë Arabe të Sirisë?
Gjatë periudhës pesë
vjeçare të luftës, në kufirin me Turqinë, Jordaninë dhe Izraelin, për të
detyruar Ushtrinë Arabe të Sirisë të ndahej në grupimi të vogla, nëpërmjet sulmeve
nga disa çeta të ndryshme, u transferuan 100 000 deri në 250 000 ushtarë
islamikë të paguarë (të rekrutuat dhe përgatitur nga Arabia Saudite, Katari,
ShBA dhe Turqia). Fillimisht, islamikët përgatisnin sulme surprizë për
Ushtrinë Arabe të Sirisë drejtuar kazermave të tyre dhe komisariateve policore.
Reagimi i Ushtrisë Arabe të Sirisë ishte e vonuar dhe pasuksesshme duke përdorur
vetëm Brigadën e 104-të të Gardës së Republikës dhe Ligën e katërt të
Divizionit të Mekanizuar. Sukseset e sulmeve, të emërtuara se “rebele”, në
shkallën e parë u përhapën me shpejtësi, me siguri për shkak se i dinin mirë
pikat e dobëta të Ushtrisë Arabe të Sirisë. Planifikimi i këtyre sulme u
realizuan nga ana e përgatitësve të ushtarëve, të lidhur me Turqinë (domethënë
me Forcat Speciale) dhe me forcat speciale të Arabisë Saudite.
Rusia e ka mbështetur Qeverinë Siriane që prej fillimit të luftës në rrugë politike dhe diplomatike me gërgesat e armatimeve dhe me trajtimet e dhëna. Megjithatë, në vjeshtën e 2015-s, ndihma ruse u realizua duke shtuar milicië me anë të metodës « al a carte ». Ushtria Arabe e Sirisë e ka mësuar shpejt përdorimin e armëve të reja që iu dhanë.
Tashmë ka mbaruar koha kur Ushtria Arabe e
Sirisë sakrifikonte territoret e saj vetëm e vetëm për të mbrojtur shoqërinë
civile nga xhihadistët.
Këmbësorësia, armët e personelit dhe mjetet
mbrojëse
Në filim, Ushtria
Arabe e Sirisë përdorte vetëm helmeta të tipit QGF-02, mall kinez. Ushtarëve të Gardës së Republikës dhe të
Forcave Speciale u gjendeshin jelekë prej çeliku TAT-BA-7. Këmbësorësia dhe armët
e personelit përbëheshin nga automatikë AK-47 (ose nga versioni i tyre kinez i
tipit 56). Mungesa e pajisjeve për të
parë natën dhe e dylbive që shohin në errësirë kishin krijuar një mangësi të
madhe.
Megjithëse, në vitin 2005,
Siria kishte marrë vendimin për projekt të ri të pajisjet moderne të personelit
(“Ushtari i së ardhmes”), për shkak të embargos që iu vendos pas fajësimit se
kishte luajtur rol në vrasjen e Refik Hariri, ky hap nuk u mund të hidhej. U
parashikua marrja e sistemi i të parit në errësisrë rus, (Bufi 6) dhe e armëve
sulmuese AK-74M.
Ushtria Arabe e Sirisë, e cila nuk ishte përgatitur për një luftë asimetrike, por më shumë për një luftë klasike mes shteteve fqinje, gjatë tri viteve të para të luftës nuk i kushtoi vëmendje asnjë principi strategjik, të këtilla si marrja e masave ndarëse të papërshtatshme pa lënë hapësira mes tyre, mosparashikimi i mbëshetjes sulmuese mes elementëve të hapësirave të ndara, mungesa e përcaktimeve teknike mik-armik. Ushtria Arabe e Sirisë nuk kishte në dorë as mjete ajërore pa pilot (MAP) dhe as pamje satelitore që mund të shfytëzonte nga inteligjenca e NATO-s të antenave të xhihadistëve. Përveç kësaj, xhihadistët kishin mbërritur më përpara në territor nga vendet e huaja dhe zotëronin edhe makineri shpuese që përdoren për të hapur me shpejtësi tunele, ndëkaq Ushtria Arabe e Sirisë nuk zotëronte asnjë mjet për t’i lokalizuar këto. Bashkësia siriane, e mbetur e shashtisur nga numri i militantëve që kalonin nga tunelët e terroristëve për të shpierë në dorë shumë baza ushtarake, armë dhe depo armatimesh nuk mundët as të reagonin kundrejt tyre. Për këtë arsye, Ushtria Arabe e Sirisë nuk mund as të mundësonte masat e sinjalizimin parandalimit dhe të përcaktonte paraprakisht metodën më të përshtatshme për të planifikuar luftën.
Me ardhjen e trajnuesve rusë të ushtarëve, shumica e njësive të Ushtrisë Arabe të Sirisë u pajisën me jelekë çeliku 6B45, hemleta Kevlar 6B7, dylbi shenjues me gjyle bombahedhëse GP-30 dhe me automatikë AK-74M ose AK-104. Rusët, me pajisjet e tyre moderne për të parë në errësirë kanë pajisur Ushtrinë Arabe të Sirisë me bombahedhëse termobarike AGS-17 dhe me bombahedhëse 6G30 të kalibrit 40 mm.
Ushtarët rezervë
Gjatë luftës që zgjati pesë vite, Ushtria
Arabe e Sirisë ka humbur më shumë ushtarë
sesa ka përgjatë luftrave të bëra me Izraelin, shumë prej pajisjeve të ushtarëve u moorën nga
xhihadistët ose u shkatërruan prej tyre dhe shumë vendodhje u kaluan në
kontrollin e tyre. Kjo gjendje përmbledh në vetvete, marrjen e 75% të
territorit të Sirisë dhe ekzekutimin e pamëshirshëm të ushtarëve dhe të
civilëve republikanë të marrë peng. Si rezultat i kësaj, rimëkëmbja e Ushtrisë Arabe
të Sirisë nga këto humbje të rëndësishme (më së paku 40 000 ushtarë, domethënë
10% e ushtrisë) ishte shumë e vështirë, madje më e vështirë nga sa ishte
parashikuar gjatë planet gjatë kohës së paqes. Duke u friksuar për jetën e
tyre ushtarët rezervë nuk iu paraqitën 130 000 urdhërave dhe si përfundim numri
i ushtarëve që shërbenin në ushtri ra në 270 000.
Me marrjen e situatës në dorë dhe me kalimin pozicion sulmues, Ushtria Arabe e Sirisë i mori këto grupime vendase mbrojtëse, duke u përqëndruar tek guerrilat urbane, në një program intensiv të trajnimit strategjik të qitjes me fishekë të vërtetë, transmetimit i këmbësorësisë, konceptimit të fortifikimit dhe përdorimit të eksplozivëve. Në mënyrë që vullnetarët sirianë, ashtu siç kanë bërë më parë dhe ende vazhdojnë të bëjnë luftëtarët e Hizbullahut, të trajnohen nga Besic të Iranit kanë ndërtuar një urë ajërore mes Damaskut dhe Teheranit. Për herë të parë, iranianët kanë trajnuar jo vetëm Shiitë por veçanërisht edhe Sunnitë dhe të krishterët.
Operacionet speciale
Forcat speciale të Sirisë u trajnuan në vitet 60 nga
Ushtria Egjiptiane sipas një programi që i përkiste komandantëve britanikë të
trajtimit të ushtarëve parashutistë me një ndihmë të vogël të këmbësorëve. Në
fillimet e luftës së brendshme Ushtria Arabe e Sirisë kishte gjashtë
parashutistë që i përkisnin forcave speciale dhe një batalion parashutistësh të
Brigadës 104 të Gardës së Republikës.
Në maj të 2014-s u formësua një grup komandues me emrin
“Luanët Mbrojtës” të varur nga Divizioni i Mekanizuar 4, që ka vepruar në veri
të Sirisë. Në fillimet e luftës, pajisja e njësive të forcave speciale, ashtu
si edhe për pjesën tjetër të Ushtrisë Arabe të Sirisë ishte e pamjaftueshme dhe
komandantët sirianë nuk zotëronin përvojën e betejave ashtu si në 1982-shin në
Bejrut. Në atë periudhë njësitë ushtarake siriane në Liban zotëronin
bombahedhës anti-tank RPG-7, Fagot 9K111 dhe sistem raketash anti-tank Milan-1
që shkatërronin tanqet izraelite.
Nën këto kushte, Ushtria Arabe e Sirisë iu drejtua në të shumëtn e kohës parimit të copëtimit duke krijuar nënnjësi me vullnetarë të moshuar. Parimisht, në rajonet e mbetura nën sulmet e rebelëve gjendeshin grupimet mbrojtëse vendase të cilat nuk i ishin bashkërenditur njësive profesionale të ushtrisë, ata që kishin armë të dobëta, që nuk zotëronin tajnimet fizike të përshtatshme, që nuk kishin trajnimin e sulmit, që i njihnin më së paku parimet e luftës dhe që nuk kishin komandatë të përgatitur në shkollat e ushtrisë.
Me ardhjen e luftëtarëve të Hizbullahut, të lidhur me Fuqia Iraniane e Jeruzalemit (të mirë pajisur dhe mirë trajnuar) me eksperiencë me trajnuesit iranianë dhe guerrilën urbane, gjendja u rregullua. Të kujtojmë se, forcat speciale të Iranit janë krijuar dhe trajnuar në periudhën e Muhammed Riza Pehlevit nga forcat speciale të ShBA dhe nga SBU britanike.
Hizbullahu i Libanit ka fituar një përvojë
luftarake shumë efikaste në luftë në territorin e guarrilës qytetare dhe
strategjinë asimetrike, në vitin 2006 kundër tankeve Merkava të Ushtrisë
Izraelite me komandot CQB dhe FIBUA të pajisur me anti-tankët modernë (9M113
Konkurs, 9M131 Metis M, 9M133 Kornet) dhe me anti-tankët bombahedhës (RPG 7V,
RPG 29). Kanë përdorur teknika efikase luftarake të anti-tankëve.
Me ardhjen e trajnuesve rusë Spetsnaz u ekzaminuan dhe u
kontrolluan nga fillimi çdo gjë duke marrë parasysh parimet e veprimeve të
hapura dhe rregullat themeltare. Pavarësisht sa ka investuar Irani në pajisjen
e forcave të armatosura, ato nuk janë si pajisjet e rusëve të modeli të fundit.
Nga fundit e fundit të ardhura nga Forcat Speciale të Sirisë shihet se ata zotërojnë
të njëjtat pajisje si rusët; unifoma të kamufluara antizjarr të tipit MultiCam,
dylbi errësire me optikë të integruar dhe sistem elektronik, helmeta balistike FAST
Ops-Core, maska dëbore, çizme dhe jelekë çeliku cilësore, dylbi English
Accuracy International AWM ose telemetër me rrezë Alpha 7115, automatikë
bombahedhës AK-74M dhe AGS-30, mitroloz Pecheneg etj. Gjatë operacionit të
realizuar së fundmi, në kanalin e vetëm të furnizimit të forvave pro-qeveritare
në zonën e Halepit, në rrugën Kanaser-Itrijah tërhoqi vëmendje zhvillimi i parë
në trajnimin e komandove siriane dhe pajisja me armatime.
Më pas, iranianët e pajisën Ushtrinë Arabe të Sirisë me një kopje vendase të pushkës me dylbi australianë Steyr HS.50, ndërsa rusët më me pushkën moderne me dylbi Orsis T-5000 të kalibrit 7,62 dhe automatikut me dylbi KSVK të kalibrit. Për Ushtrinë Arabe të Sirisë, me hyrjen e iranianëve dhe rusëvë u krijua një shkollë snajperistësh me trajnues libanezë (Hizbullahun), iranianë dhe rusë. Rusët jamë më të mirët në botë për snajperistë, armë, kamuflazhe dhe për qendra trajtimesh. Fjalëkalimi i snajperistëve sirianë duhet të jetë “të bëhesh i padukshëm, pa të parë tjetri ta shohësh atë”.
Të blinduarit
Në luftën e Parë Botërore,
kur u krijua tanku, qëllimi ishte të hiqnin pengesa dhe linjat mbrojtëse të
armiqve dhe të përhapnin shkatërrimin këtu me blindimet mbrojtëse, forcën qitëse
dhe me aftësitë për veprime të përparuara. Në ditët tona, njësitë anti-tank të
pajisura me sistemet e raketave, me mundësitë e anti-tankëve për të vështirësuar
lëvizjen në një ambjent janë shumë më të lira sesa njësitë e tanqeve. Tanqet e
dërguara në territoret e operacioneve, pabërë një studim të duhur dhe pa dërguar
mbështejte këmbësore, për të rregulluar gjendjen patën vështirësi për të lëvizur
në qendrat e vendosura. U rrëzuan menjëherë nën presionin e pritave sulmeve të
bombave të transportueshme dhe raketave anti-tankë. Me ndërmjetësimin e shërbimeve
të inteligjencës turke, saudite, franceze dhe ShBA-së, në fshehtësi u futën në
Siri me dhjetra mjëra; BGM-71 Tow të ShBA-së, prodhimi i përbashkët
francezo-gjerman Milan-2, sistemet e raketave anti-tankë si dhe raketalëshues
kroatë M 79 Osa.
Tanqet e Sirisë nuk
zotëronin as pllakat mbrojtëse të tipit ERA që montohen përpara ose mbrapa
shtyllës, as sisteme që do të çorjentonin sensorët e raketave anti-tankë, dhe
as sisteme aktive mbrojtëse me sensorët për të pikasur raketat anti-tank, në mënyrë që të mundësonin
plasjen e raketatve anti-tankë përpara se të arrinin pjesën e blinduar. Pikërisht
për arsye të këtyre mungesave, tanqet sirianë shkatërroheshin në vend me nje
goditje. Pasi u shkatërruan dhe u dëmtuan shumica prej tyre, arritën të
adoptoheshin qindra tanqe që i përkisnin Ushtrisë Arabe të Sirisë, në vend të
pllakave mbrojtëse me saldim dhe për të neutralizuar efektin e goditjeve të
njëpasnjëshme duke iu montuar pllaka të tipit ERA.
Së bashku me
ardhjen e trajnuesve rusë në Siri, ata bënë me dije se një ndër gabimet më të rëndësishme
të Ushtrisë Arabe të Sirisë ishte braktisja e tanqeve të dëmtuarë. Rusët
kishin spikatur faktin se ushtarët specialistë turq, të cilët trajnojnë
xhihadistët i rregullonin këto tanqe të dëmtuara ose i përdornin si në baterinë
e topave të fiksuara gjatë fortifikimeve. Si rezultat i kësaj,
Ushtria Arabe e Sirisë e shumoi numri e nënjësitë të dëbimeve dhe atoljeve të
servisëve të tanqeve të lëvizshëm dhe të dëmtuar. Në fillimet e vitit 2016, rusët i ofruan Ushtrisë Arabe të Sirirsë
rreth 20 copë tanqe T72B3 dhe T90 MS të cilët
zotërojnë sisteme të fuqisë aktive mbrojtëse kundrejt raketave anti-tankë BGM
Tow të ShBA-së. Në shkurt të
2016-s, në një sulm në fshatin Kuveyra, në afërsi të Halepit u përdor tanku T-90
MS me një strukturë të elementëve të avancuar për të shpërbërë territoret e
xhihadistëve. Nga ana tjetër, tanqet T-90
MS, që iu bashkërenditën Ushtrisë
Arabe të Sirisë u paguan nga Irani dhe këto tanqe në fjalë u përdorën nga
personeli iranian.
Artileritë
Përpos tanqeve të shpëna në dorë nga Ushtria Arabe e
Sirisë, islamikëve u janë montuar
mitrolozë me arkëtim të rëndë, raketëhedhëse, topa me aftësi të madhe lëvizëse
dhe që mundësojnë bastisje të menjëherëshme efikase dhe armë me kalibër të ulët
si dhe iu është dhënë një numër i lartë kamionetash. Ushtria Arabe e Sirisë
kishte nevojë për bomba të avancuara, për të sjellë në pamundësi objektivat në
rajonet e ngushta, të cilat nuk i kishte. Rusët iu dhanë sistemi zbulimi
altilerishë lëvizëse PRP-4A Argus, të cilat mundësojnë përcaktimin
e koordinatave të topave tanqeve dhe qoshkave prej nga ku vinin të shtënat e
armikut. Matja e distancës bëhet në mënyrë
automatike nëpërmjet mjetit matës me dy lazer. Përpos kësaj pajisjeje,
Ushtrisë Arabe të Sirisë iu dhanë bombahedhës termobarik TOS-1
Buratino (të kalibrit 220 mm) , të cilat zotërojnë kapacitetin për
ë hedhur 24 bomba në 7 deri në 15 sekonda. Efekti i shpërndarjes së zjarrit të
një bombe TOS 1 është 200 x 400 metra.
Snajperistët
Lufta në territoret e banuara nuk mund të vazhdojë kurrësesi
në mungesë të një numri të madh snajperistësh të trajnuar dhe të pajisur me armë
moderne. Duke qënë se, në fillimet e
luftës mungonin pikat vëzhguese nga ndërtesat dhe snajperistët, kamikazët
zgjidhnin vendin dhe mund të plasnin bombat, apo mund të hynin me automjetet e
tyre deri në brendësi të vendeve të kontrolluara nga Ushtria Arabe e Sirisë. Ushtria
Arabe e Sirisë kishte shumë pak snajperistë edhe ata kishin modele të vjetra
dylbish të këtilla si Dragunov dhe DMR (versioni kinez i automatikëve M-14 të
vjetër të ShBA-së) .
Bashkë me ardhjen e trajnuesve rusë në Siri doli në pah edhe problemi i dorëzimit të raketave Kraznopol KM-2 me lazer-udhëzues. Ky sistem kishte nevojë për një sistem operator të ndriçimit të objektivit, LTD (laser target designator) që shenjojnë objektivin e marrë në nishan dhe që gjenden mbi automjetet e blinduara. Sistemi udhëzues i raketave Kraznopol udhëzohet me lazer në drejtim të objektivit në një largësi prej 2 km dhe kur ka arritur në një zonë përreth prej 1.6 km.
Forcat Ajërore
Përpara mbërritjes së ushtarëve rusë, forcat
ajërore të Sirisë nuk zotëronin armë me ndjeshmëri të lartë udhëzuese me anë të
së cilave t’i mundësonin mbështetje forcave tokësore. Në përgjithësi përdornin raketa të kalibrit 57 mm
dhe bomba me hedhje të lirë FAB-50 dhe FAB-100 që hidheshin nga lartësitë 1500m deri në 3000m. Avionët
sirianë në këto lartësi bëheshin objektivë për topahedhësit e kalibrit 23 dhe
30 mm dhe për raketat që hidhen manualisht nga toka në ajër (MANPADs), kjo gjë
shpjegon edhe humbjet e mëdha që kanë pësuar Forcat Ajërore të Sirisë. Brenda
kësaj kohe, 21 avionët bombardues Su-24MK që gjenden në strukturën e Ushtrisë
Arabe të Sirisë u modernizuan në fabrikën ruse të aviacionit numër 514 ARZ në Rzhev
dhe ashtu si avionët rusë, baza ajërore e Hmejmim u ngrit në shkallëm e Su-24M2
që zotërojnë sistemet e navigacionit dhe udhëzimit, përfshirë edhe të armëve të
ndjeshme. Në vitin 2015, Rusia i dha
Forcave Ajërore të Sirisë motore moderne dhe sisteme elektronike për t’i
ngritur 64 avionët e luftës MIG-23BN/MLD në shkallën e MIG-23-98.
MIG-23 zotërojnë pajisje OLS-M të klasës LANTIRN, ashtu si edhe avionët bombardues rusë të vendosur në Siri për udhëtimet gjatë natës, objektivët në errësisë, zbulimin me rreze infrared dhe për udhëzimin e armëve të avancuara. Tashmë, avionët Su-24 dhe MİG-23 që zotëron Siria, duke qëndruar jashtë territorit që godasin faketat manuale nga toka në ajër, ditën dhe natën mund të realizojnë dombardime të kujdesshme. Në një kohë të afër, janë asgjësuar me bomba strehimi pothuajse të gjitha zyrat e xhihadistëve të ndërtuara nëndhe. Gjithashtu, prej më shumë se një viti tashmë, nuk kanë më nevojë të përdorin fuçitë e bombave që hidheshin nga helikopterët e goditur nga raketat manuale (MANPAD's), për të goditur njësitë tokësore.
Burimi: İntizar