Kulturë

Libri për Texhvid-in është botuar në Rusi

Një libër për Texhvidin e Kur'anit është publikuar për fëmijët në Rusi.

Qendra Kur’anore  ’Zajd ibn Thabit’  e ka botuar librin në gjuhën ruse, si pjesë e përpjekjeve për të promovuar librat fetarë.

Iljas Hazrat Iljasev, Drejtor i Qendrës Kur’anore, ka thënë se është një seri e librave që do të botohen për të zhvilluar mësimin e Kur'anit dhe çështjet fetare.

Ai tha se përvojat e përfituara nga kurset mësimore të Kur'anit në Rusi janë përdorur për hartimin e librit.

Iljas Hazrat Iljasev vazhdoi duke thënë se studentët e një qendre Kur'anore në Saratov do të jenë të parët që do të përdorin librin për të mësuar Texhvidin.

Pakicat muslimane përbëjnë rreth 15 për qind të popullsisë së Rusisë. Islami është feja e dytë më e përhapura në Rusi  dhe konsiderohet si një prej feve tradicionale të Rusisë, edhe nga ana ligjore Islami është pjesë e trashëgimisë historike ruse.

Burimi: IQNA News