İslamofobe

Islamofobia ndalon Perëndimin për t’i ndihmuar refugjatët e dëshpëruar

Përhapja e Islamofobisë  është duke e bërë qeverinë amerikane dhe qeveritë evropiane të injorojnë përmbysjen më të madhe të drejtave të njeriut të shekullit të XXI: Krizen e refugjatëve sirianë.

Gjysma e popullsisë së paraluftës të Sirisë ose janë vrarë ose janë zhvendosur.

Mbi 4,5 milionë refugjatë kanë ikur nga zonat e luftës në Siri, Irak dhe Afganistan për në shtete më të sigurta si në Turqi, Liban, Jordani, Egjipt dhe në disa zona të sigurta të Irakut.

Shtetet e zhvilluara me kapacitete shumë më të madh për strehimin e  refugjatëve, nga ana tjetër, i kanë kthyer shpinën dhe i kanë  mbyllur kufijtë e tyre.

Mendoni për rreth disa prej kandidatëve sot:. Trump,  Carson, Rick Santorum.  Z. Trump  me një fjalë  thonë se ne duhet t’i ndalojmë të gjithë muslimanët  të vijnë përkohësisht, tha John L. Esposito, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve islamike në Universitetin Georgetown, në një leksion në UCSB muajin e kaluar.   

Z. Trump thotë se pas  11 shtatorit 2001, palestinezët në New Jersey kanë  vallëzuar në rrugë, gjë që është provuar se nuk ka ndodhur, , ka thënë Esposito.

Media Tenor, një institut kërkimor ndërkombëtar për media,  ka paraqitur, që ja shikuar  mbi  2.6 milion pjesë të lajmeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë që nga 11 shtatori  2001.

Ata zbuluan se e paraqiten Islamin në mënyrë të vazhdueshme të përkeqësuar; Muslimanët janë portretizuar pothuajse gjithmonë si kërcënues, si të dhunshëm.  Këto portretizime u paraqiten me thumba të mprehta, kur ISIS-i ishte paraqitur në lajmet kryesore, pavarësisht  se vetëm 1 në 10 viktimat e ekstremizmit janë jo-musliman.

Kur  kristianët  dhe fundamentalistët radikalë hebrenj kryejnë akte dhune, ne menjëherë themi: Ata janë ekstremistët, 'ose' ultra-nacionalistët, tha Esposito.

Muslimanët  rrallë shpërblehen me të njëjtin nderim.

Në Bashkimin Evropian, me përjashtim të Gjermanisë, Suedisë dhe disa shteteve të tjera, vendet janë të angazhuara në një garë ku mund t’i bëjnë shtëpinë e tyre më pak tërheqëse për potencialin, kryesisht për refugjatët muslimanë.

Danimarka, për shembull  për një kohë të gjatë shihet si një fener i tolerancës dhe mirëkuptimit-këto ditë miratoi ligje të reja që detyrojnë refugjatët e lodhur dhe të pafuqishëm për të humb pasurinë e tyre më të vlefshme.

Situata nuk është më e mirë as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kongresi dhe kandidatët presidencialë janë duke luftuar mbi premtimin e Shtëpisë së Bardhë për të dhënë strehim për rreth 10.000 sirianë.

Shtëpia e Bardhë nuk ka aplikuar presion të mjaftueshëm mbi aleatët rajonalë si Arabia Saudite, Kuvajti, Katari dhe shtetet tjera të Gjirit Persik për të bërë ato të ndajnë barrën së bashku.  

Fakti që shumë prej fuqive të mëdha të botës nuk mund të marrë një vendim  për t'u përballur me krizën më të madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore është e habitshme.

Perëndimi shumë i zhvilluar dhe miliona të lodhur, refugjatë të luftës, me një të ardhme të pasigurt  dhe të paqëndrueshme  ngurron sepse ka  frikë nga muslimanët.

Burimi: The Channels