Doktrina e Obamës
Nën titullin”Doktrina e Obamës”, deklaratat e presidentit amerikan i ka publikuar revista amerikane The Atlantic në artikullin prej 85 faqeve të cilin e ka nënshkruar gazetari Jeffrey Goldberg. Artikulli është përzgjedhja e shumë intervistave të cilin Goldbergu e ka bërë në shumë raste me presidentin amerikan Barack Obamës gjatë dy mandateve të t’ia presidenciale. Duke e përkujtuar vendimin që të mos e sulmojë Sirinë në verë të vitit 2013, pas akuzave të pabazuara kundër forcave siriane për sulmin e kryer me armë kimike në Guta, në lindje të Damaskut, Obama pranoi se”është krenar me këtë vendim”. Obama ishte në atë kohë nën presionet e mëdha të brendshme dhe të jashtme,por këtë vendim të tij e ka dhënë për votim në Kongres, duke i befasuar shumë politikan në Amerikë dhe jashtë saj, me të cilin ai e ka zvogluar mundësinë për akcionin ushtarak. Presion mbi të ka ushtruar edhe sekretari shtetëror John Kerry, edhe pse konsiderohet se ai së bashku me Sergej Lavrovin kanë kryer punën e gjithëmbarshme lidhur me shkatërimin e arsenalit kimik sirian, vetëm që të mos vie gjer te lufta, shkruan Goldbergu.
“Fakti është se jam larguar larg nga presioni i drejtëpërdrejtë dhe kam menduar për atë se çka janë interesat amerikane, jo vetëm në raport me Sirinë, por edhe në raport me demokracinë tone. Ky ishte njëri nga vendimet më të vështira, por e drejtë”, ka thënë presidenti amerikan.”Kërcënimet të cilët a arsyetojnë interevenimin direkt amerikan është al Kaida dhe kërcënimi të cilin e paraqet mundësia e armatimit nuklear iranian, pasi që është e lidhur me sigurinë e Izraelit. Kërcënimet e kryetarit sirian Bashar al Asadit nuk kanë peshën e tillë”, tha Obama. Goldbergu vëren se”populli amerikan nuk ishte i emocionuar me intervenimin në Siri, por edhe disa krerët perëndimor, sikurse ishte kancelarja gjermane Merkel”. Më tutje erdhi te refuzimi i interevenimit edhe në parlamentin britanik, i cili refuzoi me ja dhënë dritën e gjelbërt Cameronit për të sulmuar Sirinë. “Edhe pse Pentagoni dhe ekipi i Obamës përgatiteshin për luftë, presidenti befasisht u bë i sigurtë se po shkon drejt kurthit të cilit ia kanë përgatitur aleatët e tij dhe armiqët e tij,dhe për këtë arsye i ka lajmëruar kolegët e vet se e ka ndryshuar idenë, për të mos sulmuar Sirinë”, shtoi Goldbergu. Më së shumti kritika në vendimin e Obamasë që të mos intervenojë në Siri, i kanë dërguara sauditët, të cilët ishin të parët që e kanë përshëndetur premtimin e Obamës se do ta sulmojë Sirinë. Ambasadori i atëhershëm saudit në SHBA, tani ministry aktual i punëve të jashtme, Adel al Jubeir, theksonte atëherë se ”SHBA-ja do të intervenojë”. Pas ndryshimit të mendimit të Obamës, Jubeiri ka deklaruar ” tani Irani është fuqia e re e madhe në Lindjen e Afërt dhe se SHBA-ja tani është fuqi e vjetër”. Obama akuzon regjimin saudit vehabit se po zgjeron ekstremizmin në vendet e rajonit sikurse në Indonezi e cila gjithmon ka pas islamin tolerant.” Arabia Saudite dhe vendet tjerat të Gjirit Persik me kapitalin e tyre kanë financuar numër të madh të shkollave vehabite dhe kanë organizuar seminare në të cilin kanë mësuar islamin fundamentalist të preferuar në oborrin mbretëror saudit”, ka thënë Obama. Me një rast kur e ka pyetur kryeministri Australian Malcolm Turnbull:” A nuk janë sauditët aleatët e juaj”, Obama ishte përgjigjur:” Gjërat janë shumë më të ndërlikuar”. Goldbergu ka raportuar se shumë zyrtar të Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se numri më i madh i kryerësve të sulmeve teroriste të 11 shtatorit 2001, “nuk ishin iranianët porse sauditët”. Obam njashtu ka cek se”Arabia Saudite është përpjek që të shtyejë SHBA-në në luftë sektare në rajon”. Më tej ka thënë se disa aleatët amerikan në Gjirin Persik sillen sipas modelin”bëre vet” dhe përpiqen të tërheqin SHBA-të në konflikte sektare të cilët nuk kanë fare lidhje me interesat amerikane në rajon”.
Obama po ashtu ka kritikuar sauditët me fjalët:” se i tërë vendi i cili zbaton represion mbi gjysmën e popullatës së vet, ndaj grave, nuk mund të sillet ashtu në botën moderne”.”Luftërat dhe kaosi në Lindjen e Afërt nuk do të ndalen gjersa nuk do të mund të koekzistojnë Arabia Saudite dhe Irani duke arritur një lloj paqeje”, ka thënë Obama. Edhe liderët tjerë në rajon e kanë zemëruar Obamën, duke përfshirë edhe kryetarin e Turqisë Rexhep Tajip Erdoganin. Në fillim Obama ka shpresuar se Erdogani është në lider mysliman i matur, i cili do të mund të jetë urë lidhëse në mes Lindjes dhe Perëndimit.”Tani atë e konsideron tiran të humbur, i cili po refuzon të punojë në kthimin e paqes dhe stabilitetit në Siri” cek Goldbergu. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sikurse nuk i plotëson kriteret e inteligjencës së Obamës. Presidenti amerikan ka thënë se shpreson se Netanjahu do të pranojë dy shtete si zgjidhje të çështjes së konfliktit me Palestinezët. Gjatë një vizite të Netanjahut në Washington në vitin 2011, kryeministri izraelit filloi të jep mësime Obamës për kërcënimet me të cilën përballet Izraeli.Goldbergu thotë se Obama i zemëruar iu përgjigj:
“Qëndrojë këtu në Shtëpinë e Bardhë, por e di se çfarë flas dhe cilët janë problemet në Lindjen e Afërt”:
Në intervistë Obama rikujton kushtet me të cilat koalicioni të cilin e kanë udhëhequr Franca dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ajrore në vitin 2011 të cilët sollën gjer te përmbysja e liderit libian Muamer el Gadafit.”Libia tani është e zhytyr në kaos”, ka theksuar presidenti amerikan Obama.”Kur kam pyet se pse aq keq ka përfunduar, kujtoj se kam qenë i sigurtë se pas interevenimit dhe për shkak të afërsisë gjeografike me atë vend, evropianët do të jenë më shumë të përfshirë në çështjet e Libisë”, ka thënë Obama. Pasi që shteti libian është shkatëruar, milicitë rivale dhe grupacionet vehabiste e kanë shfrytëzuar këtë situate dhe kanë shënuar ngritje.
Obama marrëdhënien e tij me Putinin e përshkruan në mënyrën se si ndryshon nga perceptimi i zakonshëm. Por, Obama ka thënë se Putini individualisht nuk është i keq.” E vërteta, është se pikërisht Putini në të gjitha takimet tona është plotësisht i përgjegjshëm dhe shumë I sinqertë. Takimet tona janë në nivel pune. Ai kurrë nuk ka lejuar të pres dy orë, sikurse shumë tjerë”, ka thënë Obama dhe ka shtuar ”se Putini e di se marrëdhënia e tij me Shtetet e Bashkuara është shumë më e rëndësishme se sa që mendojnë amerikanët”.
“Ai gjithëherë është i interesuar të shihet si partneri ynë dhe të punojë me neve, pasi që ai nuk është tërësisht budalla. Ai kupton se pozicioni i tërësishëm rus në botë dukshëm është zvogëluar. Ndërsa fakti që e ka sulmuar Krimenë dhe përpiqet të mbështes Asadin shihet se menjëherë u bë lojtar i pashmangshëm. Teoria e Obamës është e thjeshtë: Ukraina është bërthama e interesave ruse, gjersa Amerika nuk e ka asnjerin, ashtu që Rusia atje do të mbajë dominimin.”Fakti se Ukraina, e cila nuk është anëtare e NATO-së, do të jetë e ndijshme në dominimin ushtarak të Rusisë, pa mar parasysh se çfarë bëjmë neve” ka deklaruar Obama.
Burimi: altermainstreaminfo.hr