Erdogani kërcënoi se do të shuajë Gjykatën Kushtetuese
Kryetari i Turqisë Rexhep Tajib Erdogani ka deklaruar se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë me të cilin është urdhëruar lirimi nga paraburgimi i dy gazetarëve paraqet”hapin kundër shtetit” dhe ka paralajmëruar se kjo Gjykatë në rast të përsëritjes së veprimeve të ngjajshme do të mund të sjell në pyetje ekzistencën e vet.
Gjykata Kushtetuese e Turqisë muajin e kaluar ka sjell vendimin se paraburgimi i Gjan Dindarit dhe Erdem Gylit, kryeredaktorim dhe redaktorin përgjegjës të gazetës opozitare turke “Xhumhurijet” në Ankara ishte kundër ligjore dhe ka cenuar lirinë dhe sigurinë individuale. Ata të dytë së bashku janë paraburgos nëntorin e kaluar nën akuzën se me vetëdije kanë ndihmuar organizatën teroriste të aramatosur dhe kanë publikuar materialin me të cilin është kërcënuar siguria shtetërore.
“Institucioni i Gjykatës Kushtetuese, duke përfshirë kryetarin e saj dhe disa anëtar nuk janë përmbajtur nga sjellja e vendimit e cila ishte orientuar kundër shtetit dhe popullit, e lidhur me shembullin konkret të njërit nga sulmet më të mëdha kundrejt Turqisë në periudhën e fundit. Shpresoj se Gjykata Kushtetuese nuk do të provojë diqë të ngjajshme me të cilin do të hapej debati për nevojën e ekzistencës dhe legjimitetit të saj”, ka thënë Erdogani në tubmin në qytetin e Burdurit në jugperendim të Turqisë të cilin e ka transmetuar drejtëpërdrejtë televizioni nacional.
Gazeta”Xhumhurijet” në maj të vitit të kaluar ka publikuar fotot dhe video inqizimet si dhe artilullin i cili ka treguar se si zyrtarët sekret turk të sigurisë gjatë vitit 2014 me kamiona kanë transferuar armatim nga Turqia në Siri.
Burimi: sputniknews