Kur’ani libri më i shitur në Panairin e Librit në Kasablanka
Kopje të Kur'anit të paraqitura në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Kasablanka të këtij viti ishin në mesin e librave më të shitur.
Sipas hespress.com, Shtëpia Botuese Al- Selefije ishte në mesin e atyre që kishte paraqitur kopjet e Kur'anit të Shenjtë.
Shtëpia Botuese tha se Kur’ani dhe libra për fëmijë ishin librat më të shitur në Panairin e Librit në Kasablanka.
Panairin i 22-të Ndërkombëtar i Librit në Kasablanka (SIEL) është mbajtur në Kazablanka prej datës 12 shkurt deri më 21 shkurt 2016.
Panairi i Librit u prit mirë nga njerëzit e qytetit maroken Kasablanka.
Gjatë panairit janë zhvilluar edhe forume rreth librave, për tema të ndryshme kulturore, me pjesëmarrjen e figurave kulturore dhe dijetarëve fetarë nga vende të ndryshme.
Burimi: IQNA News