Banorët e Rakka-s heqin dorë nga ISIS-i
Një numër i banorëve janë ngritur kundër grupit ekstremist në Rakka, kryeqyteti de-facto e ISIS-it.
Banorët e qytetit Rakka, zemra e ISIS-it, thuhet se janë ngritur kundër grupit terrorist si rezultat i trajtimeve të tyre armiqësore dhe brutale.
Mediat arabe kanë raportuar se ka pasur konfrontime të rënda në qytetin Rakka mes militantëve islamikë dhe banorëve të qytetit për shkak të trajtimit të keq të ISIS-it ndaj njerëzve.
Abu Ali Tunsi, një udhëheqës i shquar dhe një numër i njerëzve të tij thuhet se janë vrarë në këto konfrontime, në bazë të informatave të marra nga zona.
Një grup prej 200 militantësh janë betuar se janë larguar nga ISIS-i në dy ditët e fundit në Rakka, kështu që militantët e ISIS-it kanë forcuar masat e sigurisë dhe kanë shtuar numrin e pikave të kontrollit në qytet, nga frika e sulmeve nga ana e banorëve dhe grupit të larguar, sipas burimeve nga Rakka.
Në një video të regjistruar, një njeri paraqitet duke folur me kameramanin duke thënë se ata kanë hequr dorë nga ISIS-i për shkak të trajtimit çnjerëzor ndaj njerëzve nga ana e militantëve dhe ekzekutimin e gjithë atyre që janë të dyshuar.
Një numër i madh i njerëzve e kanë braktisur ISIS-in.