ISIS-tët nga Bosnja mirëpresin burgun vetëm që të kthehen
Shtetas të caktuar të Bosnjës e Hercegovinës të cilët gjenden në fushëbeteja në Siri dhe Irak kanë kontaktuar agjencionet e sigurisë dhe janë të gatshëm për të shkuar edhe në burg vetëm të kthehen shëndosh në Bosnjë e Hercegovinë.”Pjesëtar të caktuar të shtetasve të Bosnjës e Hercegovinës të cilët gjenden në Siri dhe Irak për shkak të kushteve të pamundshme që janë krijuar kanë kontaktuar agjencionet e sigurisë me qëllim të kthimit në vendlindje, me pranim të dakorduar dhe vuajtjen e dënimit me burg në Bosnjë e Hercegovinë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së shtetit të Bosnjës e Hercegovinës. Në deklaratë shtohet se shumë familje të shtetasve të Bosnës të cilët gjenden në fushëbetejat e huaja,dëshirojnë bashkëpunim me prokurorinë për t’u kthyer në Bosnjë e Hercegovinë.” Në kuadër të aktiviteteve të Prokurorisë së Bosnjës dhe agjencioneve partnere për zbatimin e ligjit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në diasporë, një numër shumë i madh i shtetasve të BeH-së dhe anëtarëve të familjeve të tyre paraqesin joligjshmërinë lidhur me shkuarjen dhe qëndrimin e shtetasëve të BeH-së të cilët janë në fushëbeteja të huaja”, ka cek prokuroria. Në deklaratë mirëpo nuk është precizuar sa persona nga Bosnaj duan të kthehen në vend, e cila në vitin 2014 ka miratuar ligjin i cili parasheh dënime me burg për teroristët dhe rekrutët në kohëzgjatje gjer në 20 vite.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Boris Grubeshiqi ka thënë se gjer tani 20 individ janë akuzuar për rekrutimin apo bashkangjitjen grupeve paramilitare të huaja. Në deklaratën e Prokurorisë së BeH-së njashtu ceket se njëri nga të akuzuarit Emin Hoxhiqi i lindur në vitin 1992, ka pranuar se ka qëndruar në strukturat e ISIS-it dhe ka pranuar që të i caktohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej një viti të cilin do ta mbajë në Bosnjë e Hercegovinë.
“Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës dhe agjencionet e sigurisë partnere kanë kapacitet për zbulimin dhe procesimin e personave të cilët shkojnë në fushëbetejat e huaja, dhe paralajmërojnë shtetasit e Bosnjës e Hercegovinës që të mos vendosin në këto hapa, duke rrezikuar sigurinë personale dhe dënimin me burg pas kthimit nga këto hapësira” përfundon deklarata.