Shqipëri

Luftëtarët shqiptarë në Siri rrëfejnë për gërdinë dhe ligësitë e ISIS-it

Nga përjetimet dhe rrëfimet e Arbenit ish luftëtarë në ISIS mund të mësojmë se në Siri vajtën për plaçka dhe terror, mirëpo ne si shqiptarë nuk e dinim këtë, por ne u frymëzuam nga videot që paraqisnin konfliktin e bindën atë të shkonte në Siri majin e vitit 2013.

Ai shton: “Jam i befasuar me faktin se ka njerëz të interesuar për t’iu bashkuar kësaj lufte, madje edhe gra. Kjo s’ka të bëjë asgjë me Islamin”.

Shqiptari 27 vjeç nga Kosova, i cili qëndroi 10 muaj në Siri para se të kthehej në shtëpi,  thotë ta ketë kuptuar shumë shpejtë se idealizimi i tij për të luftuar regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad kishte rënë në mesin e luftërave për territor në mes të komandantëve të fuqishëm rivalë.

“Secili prej tyre dëshironte të kishte territorin e vetë”, thotë ai, “As fëmijët e as gratë nuk kurseheshin. Askush nuk ishte i sigurt”.

Arbeni, frikohet të tregoj emrin e tij të vërtet, mirëpo ai tregon se ka qenë i vendosur në Siri. Ai thotë vetëm se ka qenë afër Alepos. Qyteti i dytë më i madh në Siri, Alepo, ka qenë epiqendër e luftimeve të ashpra në mes të trupave të regjimit dhe të një koalicioni të shthurur të grupeve rebele që përfshijnë njësite nga Ushtria sekulare për Çlirimin e Sirisë, nga Fronti Al-Nusra i afërt me Al-Qaidan dhe grupi fundamentalist militant që ka deklaruar se do të vendosë kalifat në Siri dhe në Irak, të quajtur Shteti Islamik (IS).

Duke folur për Shërbimin Ballkanik të Radios Evropa e Lirë, ne do ti paraqesim vetëm rrëfimet e tija të trishtuara dhe të liga për të cilat Arbeni ishte penduar.

Arbeni thotë se Fronti Al-Nusra dhe ISIS-i ishin në mesin e grupeve më brutale ndaj civilëve.

“Al-Nusra i merrte gratë e atyre kundër të cilëve luftonte, porsa e pushtonin zonën”, thotë ai. “Ata edhe i plaçkitnin shtëpitë”.

Ai thotë se abuzimet e tilla e kanë sëmurë atë. Në të njëjtën kohë, thekson ai, ata i frikësonin civilët deri në atë masë sa që askush më nuk u besonte vullnetarëve të huaj, përfshi edhe vetë atë.

“Në fillim, kur shkova në Siri, të gjithë na përshëndesnin”, kujton ai. “Por më vonë, na shikonin disi më ndryshe. Frikësoheshin nga ne”.

.“E kam përjetuar luftën si fëmijë në Kosovë por edhe ofensivat terrorizuese, dhe kështu desha të ofroja ndihmë humanitare ndaj fëmijëve të vegjël dhe familjeve në Siri”,

Kur kishte shkuar për herë të parë në Siri pasi ishte trafikuar përmes kufirit të Turqisë, ishte i kënaqur. Fillimisht ai u angazhua në një grup që merrej me aktivitete si “rregullimin e kampeve për refugjatë, shkolla dhe pastrim” dhe ndjeu sikur po ndihmonte popullin sirian.

“Por pas kësaj, filluam të trajnoheshim çdo mëngjes”, thotë ai. “Ishim të përgatitur për të dhënë ndihmë humanitare dhe ushtarake. U trajnuam për të përdorur armët AK-47. Unë mora pjesë në trajnime, por nuk mora pjesë në betejë”.

Ai thotë se nuk është dërguar në vijë të fronin sepse ka qenë “ende i ri dhe pa përvojë”. Por në zonën përreth tij zhvilloheshin luftime të ashpra, përfshi edhe bombardime vetëvrasëse në shkolla e në xhami. Ai thotë se bombardimet bëheshin për të tmerruar popullatën lokale drejt nënshtrimit derisa komandantët ushtarakë zgjeronin pushtetin e tyre.

I pyetur nëse do të shkonte sërish, ai e lëvizë kokën.

“Kurrë. Pendohem që isha atje”, thotë ai. “Që kur jam kthyer, as që dua të dëgjoj për Sirinë dhe kurrë më nuk i shikoj ato video”.

Ai shton: “Jam i befasuar me faktin se ka njerëz të interesuar për t’iu bashkuar kësaj lufte, madje edhe gra. Kjo s’ka të bëjë asgjë me Islamin”.