Deputetët e Iranit dënuan vendimin e KBGJ për Hizbullahun
Në seancën e hapur të sotme, Kuvendi Islamik i Shuras me firmën e 222 parlamentarëve dënoi me një deklaratë futjen e Hizbullahut Libanez nga KBGJ në listën e organizatave terroriste.
Teksti i deklaratës është kështu:
“Hizbullahu i Libanit është simboli i rezistencës kundër Regjimit Sijonist pushtues dhe të ligë. Nëse nuk do të ishte Hizbullahu, Regjimi Sijonist do të vazhdonte pushtimin e lindjes së Libanit dhe grupimet tekfirxhije, aleatët e Izraelit do të dëmtonin të gjithë territorin e Libant, si në Siri.
Hizbullahu i Libanit bashkë me Xhihadin Islamik dhe Hamasin po shkëlqejnë si burim krenarie për popullsinë islamike me qëndrimin veçanërisht kundër Amerikës dhe Izraelit.
Nga ana tjetër, Shtëpia Saudite dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Bashkësisë së Gjirit e përkufizuan Hizbullahun si organizatë terroriste dhe kanë vendosur sanksione kundrejt saj. Sigurisht nuk prisnim gjë tjetër nga Arabia Saudite e cila nuk mban asnjë gjurmë të nderit arab dhe musliman, që vitin e kalur bombardoi dhe la në mes të uajtjes Jemenin pa menduar për fëmijët dhe popullin e pafajshëm dhe që ka treguar se është lolo në duartë e Amerikës dhe Izraelit.
Omani, Kuvajti, madje edhe Katari që dikur mbështesnin Palët e Rezistencës nuk duhet të hipin në anijet e shpuar që po mbytet të Arabisë Saudite dhe nuk duhet ti dalin kundët popujve dhe shteteve muslimane.
Duhet të mështesin Hizbullahun, që është simboli i rezistencës kundrejt Izraelit.
Ne si të zgjedhurit e popullit iranian e dënojmë ashpër fyerjen e Këshillit të Bashkësisë së Gjirit ndaj Hizbulahut dhe mendojmë se kjo fyerje i është bërë shtetit dhe popullit libanez dhe përcaktojmë edhe njëherë se mbështesim Hizbullahun dhe udhëheqësin e e tyre trim Sejjid Hasan Nasrallah.”