Turqi

Përfaqësuesi Hürriyet në Washington: Zgjidhja në Siri do të ndodhë pavarësisht Turqisë

Turqia ka mbetur plotësisht e përjashtuar nga Siria

Përfaqësuesi i Hürriyet në Washington Tolga Tanış u shpreh se Turqia ka mbetur jasht lojës në Siri dhe se nuk do të ketë asnjë ndikim gjatë periudhës së zgjidhjes. Tanış, i cili ka thënë se Turqisë nuk i ka mbetur asnjë fuqi ndikuese. Ka mbetur plotësisht jasht lojës në Siri, u shpreh kështu “Sot, ajo sheh sesi grupet që ka mbështetur po humbasin terren dhe nuk mund të bëjë asgjë. E keni parasysh shprehjen ‘Nuk ka zgjidhje pa Turqinë’, edhe në këtë kuptim mendoj se Turqia është një pengesë. Zgjidhja do të ndodhë pavarësisht Turqisë.”

Deklaratat e Tolga Tanış që iu përgjigj më 7 Mars 2016 pyetjeve të Fatih Vural nga Nokta  janë kështu:

Një ditë më parë, ndihmës zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të ShBA, Mark Toner bëri me dije se e kanë pritur me shqetësim të madh edhe njëherë arrestimin dhe thënjet për burgim të përjetshëm përsa i përket Erdem Gül dhe Can Dündar. Si duhet ta interpretojmë këtë reagim?

Prej shumë kohësh tashmë, dy shtetet kanë mendime të ndara përsa i përket kësaj teme. Deri më tani, Amerikanët janë përpjekur që kjo gjë të mos dëmtojë marrëdhëniet e tyrë të përbashkëta. Megjithatë, gjendja e brendshme nëpër të cilën po kalon Turqia, shkatërrimi i  strukturës demokratike , kryerja e veprimeve që vënë në rrezik sigurinë e NATO-s si një vend i cili është aleat i NATO-s tregoi se sa e rëndësishme është kjo temë. Nëse ju nuk keni  shtyp të drejtpërdrejtë, demokraci, ndarje të pushteteve, atëherë kjo kjo situatë është e rrezikshme edhe për aleatët tuaj. Për këtë arsye, ShBA ka filluar ta shpreh shqetësimin e saj me tone më të larta. Ky shqetësim u vu në dukje edhe në vizitën e Joe Biden në Turqi. Në vizitën e tij dy ditore, një ditë e shfrytëzoi vetëm për këtë. Në javën kur dha vendim Gjykata Kushtetuese bashkëshortja e Can Dündar, Dilek Dündar u prit nga numri i dytë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të ShBA-së.

Edhe nëse nuk mund të flasim për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë, a ka ndikuar ndjeshmëria e ShBA-së, bashkë me bindjet shoqërore në vendimin e Gjykatës Kushtetuese?

Jo, sigurisht që jo. Gjykatat Kushtetuese, në çdo vend të botës ndikohen nga njëra-tjetra. Hartohen sugjerime. Sipas një studimi, vendimet e Gjykatës së Lartë Amerikane janë më shumë të paraqitura si precedent nga gjykatat e larta të vendeve të tjera. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se politikanët kanë ndikim mbi gjykatat.

ShBA nuk i sheh më fjalët e Erdoğanit si të paparashikueshme

Si interpretohen në ShBA fjalët e Erdoğanit “ Nuk e njoh dhe as nuk e respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Dündarin dhe Gülin”?

Në ShBA, fjaët e Erdoğanit nuk janë më të paparashikueshme për askënd! Erdoğani e ka kaluar atë kufi!

Që prej sa kohësh është shuar ndjesia e habisë kundrejt  Erdoğanit?

Kjo ka ndodhur me kohën. Për mendimin tim pikëthyerja e kësaj janë ngjarjet e Gezisë. Perëndimi e pa në Gezi sesa i rrezikshëm mund të jetë një lider që i përgjigjet protestës paqësorë të popullit të tij me dhunë të ushtruar nga policia.  Mendoj se edhe ShBA pret gjithçka, që prej 17 dhjetorit ku u ndërmorrën veprime të jashtëligjshme. Nëse kthehemi në shtator të 2014-s, gjatë periudhës së bisedimeve në luftën kundër ISIS, këmbëngulja e Turqisë në këtë temë ishte një reagim i paparashikuar. Pas këtij momenti u krijua perceptimi për Turqinë dhe për Erdoğanin dhe ata kuptuan se çfarë lideri është Erdoğani.

“Mendimi i ‘Shtetit Model’ u shkatërrua në Gezi”

Në librin tuaj “Potus dhe Zotëria” keni shkruar se “Gezi e ktheu Erdoğanin nga i besueshëm në një barrë për Obamën.” Çfarë nënkuptoni me këtë shprehje?

Për Obamën Turqia ishte një model që mund t’ia paraqiste vendeve të rajonit. Një demokraci sekulariste me një popullësi me shumicë muslimane... Ky model u shkatërrua me Gezin dhe u kthye në barrë. Një barrë që duhet mbartur... E njëjta gjë edhe për çështjen e Gülenit... ShBA është një shtet ligjor. Janë të qarta ato që mund të bëhen dhe ato që nuk mund të bëhen. Turqia ka filluar të sillet jo si një shtet i bllokut perëndimor, por sikur i përket një sistemi tjetër. Kjo është një barrë e madhe...

Turqia ka mbetur plotësisht jashtë lojës në Siri

A e sheh ShBA, veçanërisht pas Pranverës Arabe, Turqinë si një shtet që po mundohet të luajë rolin e liderit në Lindjen e Mesme?

Të gjithë kanë ëndrra! Të gjithë e dimë se, Turqia e ka një pasion të këtillë dhe se pasi filloi Pranvera Arabe ka thënë se “Do të bëhem lideri i rajonit”. Për këtë arsye kemi arritur në këtë gjendje në Siri! Por me kohën pamë se, burimet e që kishte në dorë Turqia nuk ishin të mjaftueshme për të realizuar këtë. Është e pamundur që në ShBA, ku gjithçka vlerësohet në një sistem në kuadrin rajonal të mos shihet kjo.

Turqisë nuk i ka mbetur asnjë fuqi ndikuese. Në Siri ka mbetur plotësisht jashtë loje. Sot, ajo sheh sesi grupet që ka mbështetur po humbasin terren dhe nuk mund të bëjë asgjë. Edhe nëse e sheh se si kurtët çdo ditë po zgjerojnë territorin nuk e ka fuqinë për t’i bërë ballë kësaj. U mundua të bënte diçka në Irak, u përball me reagimin e të gjithëve. Turqia në këtë momente nuk ka një fuqi ndikuese. E keni parasysh shprehjen ‘Nuk ka zgjidhje pa Turqinë’, edhe në këtë kuptim mendoj se Turqia është një pengesë. Zgjidhja do të ndodhë pavarësisht Turqisë!

Si?

Ndikimi i Turqisë në rajon nuk është pozitiv. Duhet formësuar stabiliteti... në Siri po humbet pothuajse një brez i tërë... Megjithatë politikat e Turqisë nuk janë formësuar për ta penguar këtë gjë, por për të ngatërruar gjërat. Nëse vazhdoni pa i ndryshuar pikësynimet tuaja, përsëri do të arrihet zgjidhja, edhe pa ju; por kjo periudhë do të zgjasë shumë dhe do të jetë më e dhimbshme. Së shpejti do të mbyllet kjo çështje. Do të krijohet një stabilitet që Turqia nuk e dëshiron. Çfarë do të bëjë Turqia më pas?

Si një gazetar ndihem i shqetësuar

Kur palët të ulen në tryezën e bisedimeve për Sirinë, a ka mundësi që të ketë vend edhe Turqia?

Turqia do të ulet në atë tryezë; por nuk qëndron çështja tek e ulura në tryezë! Çështja është sa ndikueshmëri do të keni. E pamë në Gjenevë, kurtët nuk u morrën, ç’ndodhi? Përparuan më shumë. Turqia mund të ulet në Tryezë edhe e vetme! Rëndësi ka që nuk pasqyrohet në terren. Akoma fuqia më e madhe në rajon është Turqia. Edhe kur i kam pyetyr ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare në ShBA, nëse “A ka një shembull historik për Turqinë, që me politikat dominuese në rajonin e saj të falimentojë dhe shkatërrohet në këtë mënyrë?” shprehin shetësimin e tyre. Si një gazetar shqetësohem që një politikë kaq e shkëputur nga realiteti do të sjellë rezultate shumë më negative.

Turqia dhe ShBA janë dy pole të kundërta në çështjen e kurtëve

Që pas zgjedhjeve të qershorit në Turqi ekziston një dallgë nacionaliteti që sa vjen e shtohet. Në momentin që u pa se kjo sillte vota, fjalët dhe veprime e AKP dhe Erdoğanit u drejtuan në këtë anë. Gjendja e kurtëve në Turqi sa vjen e po bëhet më e hidhur. Në çfarë pozicioni gjenden Turqia dhe ShBA në çështjen e kurtëve?

Në pozicione komplet të kundëra! Nuk ka mbetur asnjë pikë e përbashkët. Kjo është një ndër krisjet më të mëdha që është jetuar gjatë gjithë historisë mes dy aleatëve. Prej 6 viteve i ndjek marrëdhëniet Turqi ShBA nga ShBA. Nuk kam dëshmuar asnjëherë që ShBa të qëndrojë indiferente në këtë temë ku Turqia thotë se është “Çështje e sigurisë kombëtare”. I thotë Turqisë “Pozicioni yt është i gabuar dhe ne nuk e marrim në konsideratë këtë”. I drejtohet politikës ekzistuese në Turqi. Kjo është një çështje shqetësuese.

Çfarë pritshmërie ka ShBA kundrejt realitetit kurt në Siri? 

Kjo pritshmëri filloi me çështjen e ISIS. Kurtët ishin ata që kanë treguar më shumë rezistencë për të penguar ISIS-in nga zgjerimi i territorit. Kurtët u shfaqën si fuqia me të cilën ShBA num të bënte aleancë. Marrëdhënia që filloi në dimensionin ushtarak si organizata YPG, arriti në një nivel politik me kahën. Edhe pse Turqia e proteston, Përfaqësuesi i veçantë i ShBA në Siri, çdo ditë flet me liderin e PYD. Takohet në Kobane me përfaqësuesit e kantoneve. Ndoshta kurtët nuk kanë besim tek amerikanët për shkakt të atyre që kanë ndodhur më parë, por kjo aleancë do të vijojë.

A ishte El Nusra pikë e madhe krisjeje mes Turqisë dhe ShBA-së? Ju kujtoj se në 2012-n ShBA e futi El-Nusran në listën e ‘organizatave terroriste’...

Kur Obama u rizgjodh si presitent, e futën El Nusran në “listën e terroristëve”. Turqit e protestuan këtë; por nuk mundën të thonin hapur se “El Nusra është organizatë terroriste”.

Çfarë thanë?

“Sikur të mos e kishit shpallur tani, por më vonë!” Pas kësaj u krijuan dy pika qasjeje të ndryshme kundrejt xhihadistëve në rajon. Ky ndryshim zgjati deri në luftën kundër ISIS. Kur filloi aleanca e luftës kundër ISIS, kur ShBA tha “Të zgjerohet zinxhiri, të aktivizohet Turqia etj.”  në Turqi u krijua nje rezistencë sepse prioritetet ishin të ndryshme. Prioriteti i Turqisë ishte rrëzimi i Esadit pavarësisht çmimit që do të kishte.  Më pas u bë pengimi i kurtëve. Shohim një politikë të jashtme turke e cila vazhdimisht krijon prioritete të reja dhe le mënjanë ISIS-in.

E fshehën nga Erdoğani afrimin me Iranin

Obama e ndryshoi politikën me Sirinë në periudhën e dytë të presidencës. Arsyeja e parë e kësaj gjëje ishte shqetësimi ndaj xhihadistëve radikalë. Ndërsa e dyta ishte afrimi me Iranin. A mendoni se qeveria e ShBA-së kishte të drejtë në këtë ndryshim manovrues?

Në rajon po jetohet një shqetësim madhor gjeo-strategjik me Iranin. Politika e jashtme amerikane rrotullohet plotësisht në këtë aks. Këtë politikë e kritikojnë rëndë turqit, arabët dhe izraelitët; por kjo është qasja e ShBA-së. Po flasim për shtetin më ndikues në rajon. Dhe kështu do të vazhdojë. Dalëngadalë po krijohet një qasje e tillë e afrimit më shumë me Iranin, e punimit më nga afër me strukturat Shii dhe e krijimit të një aleance, ashtu si me kurtët kundër radikalëve sunni. Kjo është edhe arsyeja që fshihet pas thyerjes së madhe të Turqisë. Turqia nuk donte ta pranonte këtë. Shkruanin shpesh se “ShBA do të ndërhyjë në Siri.”

Në nëntor të 2011-s ShBA shprehej se “Esad largohet në 6 muaj” por...

Fillimisht kanë edhe ata gabimin e tyre. Punën e shpërndarjes së armëve e kanë bërë bashkë. I kanë mbështetur bashkë grupimet në rajon. Deri në mesin e 2012-s ishin aleatë në çdo çështje. Pas zgjedhjes së dytë të Obamës si president ndryshoi plotësisht politika rajonale. Kur më 1 mars të 2013 filluan bisedimet e fshehta me Iranin u bë e qartë se ku drejtohej kjo punë. Kur Erdoğani erdhi në ShBA në maj të 2013 nuk ishte i informuar për bisedimet e 1 marsit. I fërkuan kurrizin dhe e përcollën duke i thënë “Në rregull, në rregull do ta rrëzojmë Esadin”. Edhe ShBA nuk u soll sinqerisht. Kur në gusht të 2013, Esadi sulmoi me armë kimike Gutan dhe ShBA nuk bëri asnjë ndërhyrje u tregua çfarë ndryshimi radikal kishte pësuar politika e jashtme. Megjithatë Erdoğani ende u thoshte gazetarëve se ShBA do të sulmonte Sirinë. Jetonin në një realitet tjetër.

Pothuajse të gjitha sulmet terroriste në ShBA janë sunni

A do të vihen në qendër aleatët Shii në vend të aleatëve Sunni në politikën e Lindjes së Mesme të ndryshuar të ShBA-së?

Po jetohet një rrjedhë e tillë. Sauditët, që konsiderohen aleatët tradicionalë dhe vendet e gjirit për këtë arsye janë të shqetësuar. Me uljen e çmimit të naftës kanë hyrë në një periudhë shumë të vështirë. Nuk e di edhe sa do qëndrojnë në këmbë.

Pse zgjodhi Iranin Obama?

E gjithë çështja është të formohet një politikë e jashtme që të ruajë sigurinë e vendit. Në një analizë të sulmeve që prej 11 shtatorit të 2001 deri më sot të gjitha sulmet janë bërë nga sunnitë! Nuk ka asnjë sulm Shii! Po shpenzojmë me miliarda dollarë; por njerëzit tanë po vdesin. Politika e sigurisë është shumë racionale “Të ofrohet siguria e popullit”. Këtë qasje ka edhe ShBA. Po mundohen të piketojnë burimin e rrezikut. Kështu mund të shihni sesi është radikalizuar besimi Selefi në të gjithë botën, si po nxit dhe cilat fuqi ndodhen prapa tyre. Sigurisht, për shkak të shqetësimeve të sigurisë së Izraelit, Hizbullahu pranohet si organizatë terroriste, por kur e shohim më globalisht të gjitha janë të njëjta.

Në 2 tetor të 2014, zëvendës presidenti i ShBA-së, Joe Biden në një fjalim në Harvard u shpreh hapur dhe adrsoi kështu “Sauditët, Emiratet mështetën El Nusran dhe El Kaiden në luftën Sunni-Shii.”

Ai nuk po i shpik këto. Çdo mëngjes i jepet një përmbledhje nga inteligjenca Presidentit dhe zëvendës presidentit të ShBA-së. Në këto përmbledhje u tregohen keto. Jam dakort që ndonjëherë Biden bën gafa; por në atë fjali e tregoi historinë ashtu siç ishte.

Pas Izraelit, Irani do të jetë aleati më i madh i ShBA-së në rajon?

Nuk besoj. Marrëdhënia e ShBA-së me Turqinë do të vazhdojë. Disa ditë më parë, këtu u organizua mbledhja e Kongresit të Punës Turko-Amerikan. Atje ngrita pyetjen “Më thoni përse një biznesmen amerikan duhet të të vijë në Turqi dhe jo në Iran pas heqjes së sanksioneve. Një njërën anë, nuk ka një gjyqësor të pavarur, një ndarje të pushteteve. Një politikë e jashtme e rrezikshme, një dhunë e brendshme vazhdimisht në rritje, një politikë jo e qetë... Nga ana tjetër, një Iran që sa vjen e rregullon marrëdhëniet me Perëndimin, i ka qasjet ndaj ngjarjeve më racionale, dhe që po mundohet të rregullojë anët e ashpra të regjimit. Kur qëndron Irani, përse një biznesmen amerikan të zgjedhë Turqinë?” Europa po dyndet drejt Iranit për të bër tregti me të. Kjo është në të njëjtën kohë një punë me përfitime. Ajo që mbetet pas do të jetë Turqia.

Veprimi i raketave S400 të Rusisë e çmendi Pentagonin

 

Po Irani që do të ketë të drejtën e fjalës në Siri?

Esadi nuk është një çështje e sigurisë kombëtare për ShBA-në. Atje ka vetëm një çështje, ISIS. Në luftën kundër ISIS ShBA dhe Irani janë në të njëjtën anë

A e vuri në vështirësi Turqia ShBA-në në luftën kundër ISIS kur rrëzoi avionin rus dhe nuk mundi të vepronte më pas?

Atje, Rusia dhe ShBA po mundohen të bashkëpunojnë. Atje ka një bashkpunim, luhet nja lojë më e madhe. Po mundohen të fiksojnë një bashkëpunim ushtarak. Edhe pse rrëzimi i avionit rus nga Turqia ka krijuar shqetësim, ka nga ata që gëzohen. Sidomos, ka shumë nga zyrtarët amerikanë që thonë se “Ishte e nevojshme për Rusinë një goditje e tillë, pas atyre që ndodhën në Ukrainë.” Por Pentagoni është i shqetësuar... Sepse ushtarët e ShBA-së atje drejtojnë një operacion ajëror. Nuk duan të vënë në rrezik sigurinë e ushtarëve të tyre. Nuk duan të marrin asnjë risk. Më pas u çendën kur Rusia, pasi iu rrëzua avioni vuri në situatë S-400-at! Kjo ishte një gjë që Pentagoni nuk e donte aspak.

A kanë për qëllim të luajnë rolin ndërmjetës mes Turqisë dhe Rusisë?

Jo. Kanë bërë thirrje për qetësim. Rusia nuk ka nevojë për ndërmjetës në këtë situatë. Është e vështirë të bindësh rusët. Rusët bëjnë atë që duan.

Nëse marrëdhëniet me Izraelin do të jenë të këqija aksi gjithmonë do të rrëshqasë

Tek “Potus dhe Zotëria” keni thënë se bisedimet më të këqija me ShBA-në janë ato të Torontos 2010. Pas ngjarjes së Marmarasë dhe pasi përdori ‘Jo’ për sanksionet kundër Iranit në OKB, tek amerikanët pati lindur mendimi se “Turqia po rrëshqet nga aksi”. A flitet akoma për dalje nga aksi?

Jo! Në atë periudhë, ata që rrëshqitën nga aksi ishin të njëanëshmit e Izraelit. Kur marrëdhëniet janë keq me Izraelin rrëshqet aksi! Në libër kam bërë edhe kritikën për këtë temë. Në Turqi nuk ka demokraci, nuk ka liri të shtypit; por marrëdhëniet me Izraelin janë të mira. Atëherë çdo gjë është mirë! Izraeli dhe Turqia janë në rregull,. Nuk rrëshqet aksi!

Në udhëheqjen e ShBA-së nuk ka mbetur ndikimi i Izrelit

A nuk është kjo dyfytyrësia e ShBA-së?

Burada Amerikan yönetimi de dönüşüm yaşıyor. İsrail yönetimi acaba 2011’de etkili

Edhe udhëheqja amerikane po pëson ndryshime. A është vallë Izraeli aq i ndikueshëm në udhëheqjen e sotme, sa ishte në udhëheqjen e 2011-s? Nuk besoj. Në të kundërt si do të realizonin një politikë në aksin e Iranit.? Për këtë arsye e dërguan Dennis Ross.

Ndwrsa Turqia po afrohet me Izraelin, ShBA po largohet...

E vërtetë. Sepse Turqia dhe Izraeli janë dy viktimat e afrimit me Iranin! Por në Izrael ekziston një debat serioz për sa të drejtë ka Izraeli kundrejt Iranit. Edhe pse 80% janë kundër Iranit... Izraeli ka mundësinë ta tërheqë politikën e jashtme në një themel më racional. Nuk është si Turqia. Duke qënë se politika e Turqisë dominohet nga një person i vetëm dhe nuk ka konsolidim, nuk mund të bëhët kjo. Duke qenë se, sistemi nuk funksionon Turqia ka rënë në këtë pellg, nuk realizon dot politikë racionale.

ABD’deki başkanlık yarışmasından zaferle çıkacağı öngörülen isim Hillary Clinton mı?

A wshtw Hillary Clinton qw parashikohet tw dalw fitimtare nw zgjedhjet pwr presidencwn e ShBA-sw?

Nuk është e sigurtë. Trump dhe Clinton janë dy kandidatët e parë të partive. Nuk e dimë se çfarë fushate do të bëhet. Populli është shumë i zemëruar. Në të dyja partitë ka një tendencë për dytësorët. Kjo është arsyeja pse ka dominuar Bernie Sanders tek PD dhe dominimi i Trump duke i mundur një nga një në PR... nuk jemi të sigurt çfarë rezultati sjell kjo dallgë?

Pse ky anim drejt dytësores?

Ka një zemërim kundër sistemit. Për shkak të krisjeve pas krizës së 2008-s , mbyllja e qeverisë për shkak të buxhetit, mosarritja e ligjvënjes dhe funksionimit i krijoi shumë probleme popullit. Kjo krijoi një reagim ngaj politikanëve. Edhe Trump po fiton duke thënë “Unë nuk jam politikan, nuk kam ënë ndonjëherë”

A mund të caktoj një qëndrim të ri kundrejt Turqisë periudha pos-Obamës?

Çfarëdo që të thuhet në fushatë, nuk do të ndryshojë themeli i politikës së jashtme të ShBA-së. ShBA e ka mbështetur gjithmonë Turqinë. Sepse ka qenë gjithmonë e rëndësishme që aleati të drejtohet në integrimin në Perëndim. Nga këtu rrjedhin edhe fjalët për lirinë e shtypit dhe demokracinë. Nuk jam i sigurt se do të ndryshojnë shumë gjëra kur të vijë Clinton apo Trumpi.

Burimi: Hürriyet Gazetesi